Neurologjia pa listë pritjeje, avancime të reja në shërbimin “Stroke Center”
Klinika e Neurologjisë nuk ka listë të pritjes për ekzaminime diagnostike. Derisa me sigurimin e stafit mjekësor, por edhe të aparaturës përparime janë bërë edhe në shërbimin “Stroke Center” (Qendra për trajtimin e pacientëve me sulm në tru), thotë drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni.
Neurologu thotë se ka një listë të pacientëve të cilët bëjnë kontrolle të vazhdueshme për të mbikëqyrë sëmundjen.
“Një listë të pritjes klasike në Neurologji nuk ka për shkak se nëse e shohim deri në muajin mars ose deri në muajin prill, i shohim pacientët ata janë të diagnostikuar, do të thotë ata kanë për ta bërë një EEG ose një EMNG kontrolluese pas tre muajve ose pas gjashtë muajsh; nuk janë ata persona që për herë të parë po e bëjnë dhe që duhet të brengosen, për shkak se nuk ka nevojë më shpejt. Ata vetëm janë në terapi dhe EEG-ja nuk preferohet në asnjë protokoll ndërkombëtar nuk realizohet më shpejt. E pacientët që kanë nevojë të bëhet atëherë ata çdo herë i vendosim sa më afër që është e mundshme dhe zakonisht kjo ndodh brenda javës, brenda një jave, dy jave”, thekson ai.
Klinika e Neurologjisë e cila vepron në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës posedon edhe aparaturë për diagnostikime më specifike.
Incizime EEG, EMNG si dhe ato me dopler (ultrazë) janë shërbime të cilat po i marrin pacientët kosovarë në këtë institucion shëndetësor.
“Të tri këto kabinete funksionojnë çdo ditë pune prej mëngjesit deri në ora 14:00 dhe kryhet një numër goxha i madh i ekzaminimeve. Me EEG encefalo-grafi zakonisht i kemi rreth 4 mijë ekzaminime, ku mesataren që e kemi bërë në këto 2-3 vitet e fundit është diku prej 17, 18 deri 22-23 raste që kryhen brenda orarit të punës… 31’13 Numri i ekzaminimeve me EMNG që bëhet gjatë vitit është 3 mijë, 10 EMNG që kryhen në ditë e shkon deri në 15 ndonjë ditë.
Numër i ngjashëm është edhe me ekzaminimet me dopler (ultrazë) që bëhen, të cilat pritja është shumë e vogël edhe përpara kur ne nuk e kemi pas aparatin e ultrazërit flas për disa vite më përpara i kemi dërguar pacientët në Radiologji apo Kirurgji Vaskulare, kurse tani nuk ngarkohen… Nuk ka ndonjë listë dhe brenda pak ditësh kryhen këto ekzaminime me ultrazë të enëve të gjakut”, thotë ai.
Në kuadër të Klinikës të Neurologjisë ofrohet edhe shërbimi i “Stoke Center”.
“Kemi bërë përparime duke iu falënderuar angazhimit në përgjithësi të sistemit shëndetësor, për shkak se është një problematikë që e përfshinë Ministrinë e Shëndetësisë e deri në ambulanta të mjekësisë familjare… Derisa viteve më përpara edhe para një viti apo dy, numri i pacientëve që kanë ardhur në kohë të përshtatshme ka qenë i vogël, ky numër në bazë të dhënave statistikore kemi vërejtur që ka filluar të rritet dhe që vijnë në kohë para tri ore, ose vijnë edhe më herët.
Po vërehen shenjat e para të fillimit të një trajtimi më bashkëkohor të cilën nuk e kemi pasur më përpara, duke ditur që tani stafi mjekësor i kemi, pajisjet janë të siguruara qoftë për trajtimet intravenoze për shkrirjen e trombit me trombolizë që i themi, ose për mënyrën e trajtimit përmes intervenimit me trommektomi mekanike që kryhet në bashkëpunim me kolegët e radiologjisë dhe anesteziologjisë. Kështu që ka përmirësime shumë të mira edhe në këtë aspekt”, thotë Komoni.
Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni thotë se kjo klinikë ka pasur furnizim stabil të barnave dhe materialeve nga lista esenciale.
Brenda vitit në Klinikën e Neurologjisë pranë QKUK-së marrin trajtim hospitalor deri në 2 mijë pacientë, ndërsa ofrohen edhe mbi 13 mijë vizita ambulantore./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale