LAJMI I FUNDIT:

Grabitet shtëpia e kryetarit të Istogut, Ferati: Akti tronditi sigurinë e familjes sime

Grabitet shtëpia e kryetarit të Istogut, Ferati: Akti tronditi sigurinë e familjes sime

Një akt grabitjeje është raportuar pasditen e djeshme në Gurrakoc të Istogut, ku shtëpia e kryetarit të Komunës së Istogut, Ilir Ferati, është bërë shënjestër e disa personave të panjohur.

Sipas Policisë së Kosovës, autorët kanë depërtuar me forcë në shtëpi, duke marrë para të gatshme dhe stoli ari, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në një deklaratë publike, kryetari Ferati shprehu shqetësimin dhe zhgënjimin e tij për këtë akt të rëndë:


“Mbrëmë, shtëpia ime në Gurrakoc u bë cak i një akti të papranueshëm vjedhjeje. Përveç dëmeve ekonomike, humbja e trashëgimisë familjare me vlerë shpirtërore dhe historike e bën këtë ngjarje edhe më të dhimbshme. Ky akt ka tronditur ndjenjën e sigurisë së familjes sime dhe timen, si qytetar dhe si Kryetar Komune.”

Ferati falënderoi Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin në hetimin e rastit, ndërsa i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse për të zbardhur plotësisht këtë ngjarje dhe për të sjellë autorët para drejtësisë.

Ngjarja ka ngjallur reagime dhe solidaritet nga qytetarët, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre për kryetarin Ferati dhe familjen e tij në këto momente të vështira. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori