Maqedonia e Veriut po përballet me mungesë të theksuar të motrave medicinale
Vendi po përballet mungesë të theksuar të motrave medicinale, sipas Shoqatës së Infermiereve, akusherëve dhe motrave të stomatologjisë, në bazë të popullsisë së përgjithshme, në vend ka 50% më pak infermierë. Nga atje sqarojnë se pavarësisht interesit të madh për tu regjistruar në shkollat profesionale mjekësore, dhe për të punuar në institucionet shëndetësore, ata përballen me kushte jo të mira pune, pagesa të ulëta, për të cilat janë të detyruar të ndryshojnë profesionin ose të largohen nga vendi.
“Duke pasur parasysh se në këtë moment kemi jo zyrtarisht 920 motra medicinale, por në një popullsi prej 1,9 milion ose 2 milion banorë, mungojimë 50 për qind sepse ne jemi 300- 350 në 100 mijë banorë, ndërsa duhet të jemi mbi 750 ose 800 sipas standardeve dhe projektimeve botërore. Mungesa e motrave medicinale është problem global jo vetëm tek ne por edhe në rajon edhe në Evropë edhe gjithandej dhe projektimet e OBSH-së janë se deri në vitin 2030 do të mungojinë në numra milionëshe si motra medicinale”, deklaroi Gordana Beshliovska, Shogata e Infermiereve, akushereve dhe motrave të stomatologjisë.
Nga kjo shoqatë gjithashtu thonë se ka raste që bonuset që i takojnë infermierëve, punëdhënësit ua japin në dorë dhe jo në llogari bankare. Ndërsa të punësuarit me kontratë në vepër të cilët marrin pagë mujore prej 18 mijë denarëve punojnë pa sigurim pensional shëndetësor.
“Kemi raste që pagesa e të ardhurave personale e pagave minimale shkon në llogari bankare, ndërsa pjesa tjetër e mbetur nëse kanë marrëveshje si kompensim personal, atëherë ju jepet në dorë, mendojmë se është padinjitetshme. Ndërsa, infermierët me kontratë në vepër që janë të punësuar në tri mënyra, atë të agjensioneve, kompanive dhe përmes marrëveshjeve individuale paguhen 18 mijë denarë dhe për mua kjo nuk është kurfarë pagese. Kjo është vetëm një mënyrë apo rregullore e institucioneve shëndetësore ku punësohen për t’i paguar pa sigurim pensional shëndetësor”, shtoi Gordana Beshliovska, Shogata e Infermiereve, akushereve dhe motrave të stomatologjisë.
Ministria e Shëndetësisë është në dijeni për pagesat e tilla në dorë, dhe për këtë thonë se kanë nisur procesin për mbledhjen e informacioneve. Ndërsa, për infermieret që punojnë pa sigurim shëndetësor dhe pensional thonë se do gjendet një zgjidhje sistematike.
“Bonuset e paguara në dorë dhe jo përmes llogarive bankare Ministria është njoftuar për disa pretendime të tilla dhe ka nisur procesin e mbledhjes së informacionit nga institucionet relevante shëndetësore. Në lidhje me kontratat në vepër, do të ndërmerret një proces sistematik për të kaluar të punësuarit me kontratë në vepër në marrdhënie pune me kontrata të rregullta, duke garantuar kështu sigurimin pensional dhe shëndetësor”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nga java e ardhshme, nis procesi punësimit të 1117 profesionistëve të mesëm mjekësor, duke përfshirë infermierë, akusherë dhe teknikë mjekësorë. /Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?