LAJMI I FUNDIT:

Kërcënohet qeverisja 24-vjeçare e Bashar al-Assadit, forcat rebele mbërrijnë në periferi të Damaskut

Kërcënohet qeverisja 24-vjeçare e Bashar al-Assadit, forcat rebele mbërrijnë në periferi të Damaskut

Rebelët sirianë thuhet se kanë arritur në periferi të kryeqytetit Damask, ndërsa ofensiva e tyre kërcënon t’i japë fund sundimit 24-vjeçar të Bashar al Asadit.

Protestuesit rrëzuan një statujë të babait të ndjerë të presidentit të Sirisë në një shesh kryesor në një periferi disa kilometra larg qendrës së kryeqytetit.

Bëhet e ditur se grupi bëri thirrje për rrëzimin e Assadit dhe u drejtua drejt ndërtesave qeveritare në zonën e qytetit.


Pas pushtimit të Aleppos në veri, Hama në qendër, Deir el Zor në lindje, Suweida, Quneitra dhe Deraa në jug, rebelët thuhet se i janë afruar Damaskut, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Sipas burimeve të ushtrisë dhe rebelëve, kryengritësit hynë në Homs nga veriu dhe lindja të shtunën.

Rebelët sirianë hynë në Palmyra - morën kontrollin e depos së raketave të ushtrisë së Assadit
Lexo po ashtu Rebelët sirianë hynë në Palmyra - morën kontrollin e depos së raketave të ushtrisë së Assadit

Ndërkohë, rebelët kanë shtrirë kontrollin e tyre pothuajse në të gjithë jugperëndimin, duke pretenduar se kanë marrë Sanamayn në rrugën kryesore nga Damasku në Jordani.

Siç raportohet, aleatët e Assadit, Irani, Rusia, dhe Turqia, do të takohen të shtunën për të diskutuar krizën.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se të tre vendet duan t’i jepet fund luftimeve, duke shtuar se është “e papranueshme” që “grupet terroriste” të marrin kontrollin e tokave siriane.

Ndryshe, lufta civile e Sirisë, e cila filloi në vitin 2011 si një kryengritje kundër sundimit të Assadit ka detyruar miliona të kërkojnë strehim në shtetet fqinje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Brenda tunelit prej rreth 7 miliardë eurosh nën Detin Baltik midis Danimarkës dhe Gjermanisë

Evropa
Pas tentim arrestimit, reagon Dodik: Bosnja nuk është vend ku ndihemi të sigurtë

Pas tentim arrestimit, reagon Dodik: Bosnja nuk është vend ku ndihemi të sigurtë

Bosnja
Të armatosur deri në dhëmbë - forcat speciale të Policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë

Të armatosur deri në dhëmbë - forcat speciale të Policisë së RS-së po e ruajnë Dodikun në Sarajevë

Bosnja
Kaos në Sarajevë - Policia e Republikës Serbe nuk lejoi Policinë shtetërore ta arrestojë Dodikun

Kaos në Sarajevë - Policia e Republikës Serbe nuk lejoi Policinë shtetërore ta arrestojë Dodikun

Bosnja
Suedia, Finlanda – Norvegjia e Lituania planifikojnë blerjen e përbashkët të automjeteve luftarake

Suedia, Finlanda – Norvegjia e Lituania planifikojnë blerjen e përbashkët të automjeteve luftarake

Evropa
Pse një grua nuk mund të bëhet kurrë Papë?

Pse një grua nuk mund të bëhet kurrë Papë?

Evropa
Kalo në kategori