LAJMI I FUNDIT:

Rebelët sirianë pushtojnë qytet pas qyteti, bie edhe qendra e revolucionit të vitit 2011: Radhën e ka Damasku

Rebelët sirianë pushtojnë qytet pas qyteti, bie edhe qendra e revolucionit të vitit 2011: Radhën e ka Damasku

Rebelët sirianë kanë njoftuar se kanë marrë kontrollin mbi qytetin Daraa, i cili ndodhet në jug të Sirisë dhe që në vitin 2011 ishte epiqendra e revolucionit dhe kryengritjes kundër regjimit të Bashar al-Assadit.

Sipas raportimeve nga reuters, rebelët kanë marrë kontrollin e qytetit pas një marrëveshjeje me ushtrinë siriane, e cila përfshinte tërheqjen paqësore të forcave qeveritare nga qyteti.

Lideri rebel sirian jep intervistën e parë - zbulon qëllimin dhe strategjinë për rrëzimin e Assadit
Lexo po ashtu Lideri rebel sirian jep intervistën e parë - zbulon qëllimin dhe strategjinë për rrëzimin e Assadit

Në raport thuhet se ushtria besnike ndaj Assadit ka siguruar një kalim të sigurt drejt Damaskut në bazë të kësaj marrëveshjeje.


“Fraksionet lokale kanë marrë kontrollin mbi disa zona në provincën Daraa, duke përfshirë edhe qytetin. Ata tani kontrollojnë më shumë se 90 për qind të provincës”, thuhet në raport.

Anëtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA), një nga fraksionet kryengritëse, kanë deklaruar pas marrjes së kontrollit mbi qytetin se ky akt ishte i domosdoshëm.

“Është koha që qyteti Daraa të jetë krenar për bijtë dhe për revolucionarët e tij, pasi ata kanë shkruar një epikë për lirinë brenda unitetit dhe koalicionit. Revolucioni ka rifituar shkëlqimin dhe vrullin. Ne e udhëheqim betejën tonë, të bindur se pas kësaj beteje do të vijë një tjetër, në dyert e Damaskut, me hordhitë çlirimtare të të gjithë bijve të Sirisë. Jemi të sigurt se qeshja e kriminelëve do të pasojë me festimin e fitores, me gëzimin e tokës që pret kthimin e bijve të saj që kanë dhënë jetën për lirinë dhe dinjitetin e Sirisë”, deklaruan ata.

Sulmohet me dron ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes në Damask
Lexo po ashtu Sulmohet me dron ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes në Damask

Gjithashtu, rebelët kanë theksuar se lufta e tyre vazhdon pa ndarje dhe sektarizëm.

“Beteja për revolucionarët nuk ka përfunduar ende, sepse përparimi drejt Damaskut është një detyrë deri në rrëzimin e regjimit”, përfunduan ata.

Ndryshe, Rusia dhe Irani deri më tani nuk i kanë ofruar ndihmë diktatorit sirian, al-Assadit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha

Evropa
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?

Botë
Kalo në kategori