Koalicioni kryengritës sirian, që këtë javë mori kontrollin e një tjetër qyteti të madh nga duart e regjimit, synon rrëzimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad, sipas Abu Mohammad al-Jolanit, udhëheqësit të grupit kryesor që udhëheq opozitën e armatosur në vend.
Në një intervistë ekskluzive për CNN, al-Jolani e bëri të qartë se ambiciet e grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS) – që ka origjinë nga një lidhje e mëparshme me al-Qaedën – janë asgjë më pak se përfundimi i regjimit të Assadit. Në intervistën e parë për media pas disa vitesh, në një vendndodhje të paidentifikuar në Siri, ai foli për planet për krijimin e një qeverie të bazuar në institucione dhe në një “këshill të zgjedhur nga populli”.
“Kur flasim për objektivat, qëllimi i revolucionit mbetet rrëzimi i këtij regjimi. Është e drejta jonë të përdorim të gjitha mjetet e mundshme për të arritur këtë qëllim. Farat e shkatërrimit të regjimit kanë qenë gjithmonë brenda tij… Iranianët u përpoqën ta ringjallin regjimin, duke i blerë kohë, dhe më vonë rusët u përpoqën ta mbështesin atë. Por e vërteta mbetet: ky regjim është i vdekur”, deklaroi al-Jolani.
Që kur kryengritësit dolën nga enklava e tyre në veriperëndim të vendit më shumë se një javë më parë, përparimi i tyre ka qenë shumë i shpejtë, duke marrë nën kontroll qytetin e dytë më të madh të vendit, Aleppon, para se të pushtonin qytetin strategjik të Hamës.
Ofensiva e papritur ka dhënë një goditje të madhe ndaj Assadit dhe aleatëve të tij në Iran dhe Rusi, ndërkohë që ka rindezur luftën civile që për vite kishte ngecur.
Forcat kryengritëse siriane janë të decentralizuara dhe përbëhen nga ideologji të ndryshme, megjithëse i bashkon qëllimi i përbashkët për rrëzimin e Assadit. Megjithatë, lidhjet e HTS-së dhe të al-Jolanit me lëvizjet ekstremiste islamike hedhin hije mbi ambiciet e tyre.
Edhe pse al-Jolani përpiqet të distancojë grupin nga al-Qaeda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën HTS-në organizatë terroriste në vitin 2018 dhe ofruan një shpërblim prej dhjetë milionë dollarësh për kapjen e tij. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Çfarë i tha Barron Trump, Joe Bidenit që e mrroli menjëherë?
Çfarë biseduan Biden dhe Trump në veturë gjatë rrugës për inaugurimin?
Trump e quan Spanjën "një vend të BRICS"
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka, MINUTË PAS MINUTE
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë