Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), Sllobodan Trendafillov është optimist se mund të gjendet zgjidhje e pranueshme për rritjen e pagës minimale në shtet në 450 euro, ndërsa kryetarja e Organizatës së Punëdhënësve, Vlladanka Trajkoska thotë se nuk mund të jetë e pranueshme rritje paushalle e pagës minimale dhe se ekzistojnë parametra në bazë të të cilave përcaktohet.
“Në mbledhjen e sotme të Këshillit Ekonomik – Social (KES) thamë se pagat në Maqedoni duhet të rriten. Për fatin tonë, askush në mbledhje nuk tha se nuk duhet të ndodhë kjo. Vlerësoj se argumentet të cilat i thamë – standardi i ulët jetësor, jeta gjithnjë e më e vështirë këtu, rritja e pagave në rajonin që na rrethon ku shumë shpesh shkojnë punëtorët maqedonas na japin qëndrimin në të cilën mund të llogarisim se mund të arrijmë ndonjë zgjidhje në ditët në vijim”, deklaroi Trendafillov pas mbledhjes së dytë të KES në Qeveri.
Theksoi se inkurajon fakti që përsëri do të ketë mbledhje të KES.
“Kemi marrë premtim se do të takohemi sërish dhe do të diskutojmë edhe për pagat. Në Buxhet është inkurajues fakti se janë paraparë më shumë para në pjesën e pagave. Presim që qeveria t’i shpërndajë siç është paraparë me marrëveshjen e përgjithshme kolektive dhe të gjithë të punësuarit në shtet, vitin e ardhshëm në muajin mars, do të kenë rritje të pagave të tyre në përqindje dhe koeficient të kompleksitetit për pagën mesatare”, tha Trendafilov.
Në mbledhjen e KES, siç tha, nuk mbeti prapa as çështja e cila është shumë me rëndësi për një numër të madh të punëtorëve, afro 30.000, të cilat marrin pagë minimale.
“Vlerësojmë se me rritjen e pagave në sektorin publik nuk do të ketë asnjë punëtor me pagë minimale, gjegjësisht me pagë nën 450 euro dhe nuk do të ketë barrë financiare nëse rritet paga minimale në muajt në vijim në të paktën 450 euro. I kemi sugjeruar Organizatës së Punëdhënësve, gjegjësisht punëdhënësve nga sektori privat që të legalizojnë atë që po bëjnë sot në mënyrë të paligjshme duke paguar në zarf punonjësit. Ajo që është konfirmuar si informacion është se në Maqedoni rrogë marrin 540 mijë punëtorë, ndërsa sipas Statistikave 691 mijë. Mendoj se është e papranueshme në një vend”, tha Trendafilov.
Përkujtoi se punëdhënësit edhe në vitin 2022 kishin rezistencë për rritjen e pagës minimale.
“Nuk mund ne më të jetojmë me paga të tilla mizore të cilat i japin punëdhënësit në sektorin privat. Ata mund të thonë, të japin deklarata se a duhet të rriten pagat, a nuk duhen të rriten pagat megjithatë të kenë kujdes herën e ardhshme kur të thonë se nuk ka fuqi punëtore në Maqedoni. Fajtorët më të mëdhenj për migrimin e punëtorëve të kualifikuar nga Maqedonia janë pikërisht ata”, potencoi Trendafillov.
Vlladanka Trajkoska kryetare e Organizatës së Punëdhënësve deklaroi se pika e vetme e rendit të ditës në takimin e sotëm ishte rishikimi i Buxhetit për vitin 2025, ndërsa ka pasur edhe pikë të ndryshme.
“Në mbledhjen e dytë të KES u rishikua Buxheti për vitin 2025 dhe patëm disa diskutime për tema të ndryshme. Në pjesën e pagës minimale patëm disa diskutime të ndryshme. Diskutimi më i madh ishte në pjesën e rritjes së pagave në administratën publike”, deklaroi Trajkoska.
Në pyetjen e gazetarëve nëse për punëdhënësit është e pranueshme paga minimale prej 450 euro, tha se nuk mund të jetë e pranueshme rritje paushalle e pagës minimale.
“Ekziston ligj, ekzistojnë parametra në bazë të të cilave përcaktohet paga minimale”, potencoi Trajkoska.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?