LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë në vend

Mickoski: Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë në vend

Nuk ka asnjë rrezik për sigurinë, as nuk e kemi lejuar ndonjëherë të ekzistojë, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur pas njoftimit të BDI-së se nëse “Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë të arriturat e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të pariparueshme dhe ne nuk mund të marrim përgjegjësi për atë që mund të ndodhë më pas”.

Sipas tij, ata tashmë kanë paralajmëruar se ka pasur tentime për të cenuar sigurinë dhe kjo është një përpjekje e tillë.

“Ka disa vende ku takohen individë që duan të bëjnë tension sigurie. Ne si shtet dhe qeveri do të bëjmë gjithçka për të garantuar sigurinë sidomos tani, në kushtet kur të gjithë treguesit, parametrat ekonomikë, niveli i investimeve të huaja, rritja e pagave, reformat, rritja e PBV-së,… po shkojnë në kah pozitiv.


Jemi të vetëdijshëm se ata elementë që duan të na tërheqin sërish në kënetën politike dhe në të kaluarën, por qytetarët le të jenë të sigurt se ne analizojmë shumë dhe punojmë me partnerët tanë strategjikë. As ata dhe as Qeveria nuk do të lejojnë probleme të sigurisë”, tha kryeministri në një konferencë për media në Qeveri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori