LAJMI I FUNDIT:

​Një serb prezantohet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Islami: Synohet dëmtimi i imazhit të Kosovës

​Një serb prezantohet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Islami: Synohet dëmtimi i imazhit të Kosovës

Një shtetas i Serbisë ka përfunduar në pranga të enjten pasi dyshohet se bëri prezantim të rremë si zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ai dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një gruaje kosovare. Raste të tilla, sipas njohësve të sigurisë, bëhen për të dëmtuar imazhin e AKI-së dhe shtetit të Kosovës.

Sipas raportimeve, i dyshuari me inicialet R.B rreth 53 vjeç, shtetas i Serbisë është arrestuar të enjten në Fushë Kosovë.

Ai dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një gruaje-shtetase e Kosovës-me pretendimin se e njëjta po punon gjoja kundër interesave të vendit.


Lidhur me këtë rast, autoritetet e Kosovës kishin nisur hetim në prill të këtij viti.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami thotë për KosovaPress se ka raste kur persona të pa autorizuar janë paraqitur në emër të AKI-së, duke u përpjekur ta dëmtojnë dhe denigrojnë imazhin e këtij institucioni.

“Një person është paraqitur ose prezantuar si pjesëtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Duhet theksuar se nuk është rasti i parë. Pra, kemi pasur raste edhe të mëhershme ku personat të pa autorizuar janë paraqitur në emër të AKI-së të cilët përpjekur që ta dëmtojnë imazhin së pari të AKI-së dhe të Kosovës në përgjithësi. Ky rasti i fundit është e vërtetë që ky rast është përpjekje për ta denigruar institucionin e AKI-së dhe unë uroj që ky rast të jetë i izoluar dhe të mos jetë i koordinuar”, thotë Islami.

Islami thotë se përveç qëllimit për të dëmtuar imazhin, persona të tillë prezantohen në mënyrë të rreme edhe për të përfituar materialisht.

“Mendoj që janë dy qëllime. E para të përfitojnë, dhe unë uroj që mos të jetë kjo e dyta që dëmtojnë perspektivën dhe imazhin e institucionit kredibil të AKI-s. Një ndër institucionet më kredibile në Kosovë siç është AKI-ja, Policia dhe Forca e Sigurisë së Kosovës…Më herët janë përpjekur disa individë që të paraqiten dhe të përfitojnë. Madje janë prezantuar edhe me emblemat e AKI-së. Por, fatbardhësisht duke bërë një punë të shkëlqyer AKI-ja, shumë shpejtë janë arrestuar nga Policia e Kosovës…Nuk është tendenca për vrasje e një gruaje por përfitimet materiale. Për shembull prezantimi si zyrtar i lartë i një institucioni siç është AKI-ja, kjo është vepër e rëndë penale”, thotë Islami.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori