Dëshironi lëkurë të shëndetshme gjatë dimrit? Konsumoni pesë ushqimet që fytyra t’ju shkëlqejë
Një mjeke ka rekomanduar se pesë ushqime në dietën tuaj mund të jenë sekreti i një lëkure rinore me një shkëlqim për t’u marrë lakmi, edhe gjatë muajve të ashpër të dimrit.
Derisa ballafaqohemi me efektet e tharjes, është më e rëndësishme se kurrë të ushqejmë lëkurën tonë nga brenda.
Mjekja estetike Keyana Emamian ka theksuar rëndësinë e një diete të pasur me lëndë ushqyese për të luftuar të ftohtin e dimrit në lëkurën tonë.
“Një dietë e pasur me lëndë ushqyese mund të bëjë ndryshimin gjatë dimrit. Ka disa ushqime të fuqishme që mund të mbrojnë lëkurën tuaj nga thatësia, të rrisin hidratimin dhe të nxisin një shkëlqim rrezatues, edhe në muajt më të ftohtë”.
Në krye të listës të ushqimeve që ajo rekomandon është avokado. Ajo thotë se avokadot janë të pasura me yndyrna të pangopura që ndihmojnë në hidratimin dhe ruajtjen e elasticitetit të lëkurës.
“Avokadot janë gjithashtu një burim fantastik i vitaminës E”.
Manaferrat vijnë të dytat në listën e rekomandimeve të saj, falë përmbajtjes së lartë të antioksidantëve. Boronicat, luleshtrydhet dhe mjedrat nuk janë vetëm të shijshme, por edhe shumë të mira për lëkurë.
“Manaferrat janë të mbushura me vitaminë C, e cila është thelbësore për prodhimin e kolagjenit”, shpjegoi Emamian.
“Kolagjeni është proteina përgjegjëse që e mban lëkurën tuaj të fortë dhe rinore, dhe konsumimi i rregullt i manaferrave mund të zvogëlojë shfaqjen e linjave të imëta dhe zbehjen”.
Emamian gjithashtu thekson se ato kanë veti anti-inflamatore, perfekte për qetësimin e problemeve me lëkurë gjatë dimrit.
Në rrjetet sociale, ata janë cilësuar si një mrekulli e kujdesit të lëkurës.
Gjatë këtyre muajve të ftohtë, për të luftuar lëkurën e thatë dhe të plasaritur, Emamian rekomandon peshkun yndyror për përmbajtjen e tij omega-3.
“Omega-3 forcon barrierën e lëkurës, duke mbyllur lagështinë dhe duke reduktuar inflamacionin. Ato janë veçanërisht të dobishme për të luftuar thatësinë e dimrit dhe lëkurën e krisur”, pohon ekspertja mjekësore.
Ajo sugjeron të hani peshk të yndyrshëm si salmoni ose skumbri dy herë në javë për të arritur rezultatet më të mira.
Emamian gjithashtu inkurajon konsumimin e perimeve të gjelbra sikurse lakrën jeshile dhe spinaqin për shëndetin e lëkurës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze