LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se shiti barna të kontrabanduara, intervistohet një grua në Prishtinë

Dyshohet se shiti barna të kontrabanduara, intervistohet një grua në Prishtinë
Foto: Ilustrim

Një grua është intervistuar pasi dyshohet se ka shitur barna të futura në vend si të kontrabanduara.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se inspektorët farmaceutik kanë bërë sekuestrimin e barnave.


“Njësiti relevant policor, në konsultim me prokurorin, ka intervistuar të dyshuarën femër kosovare e cila dyshohet se kishte shitur barna të futura në vend si kontrabandë. Inspektorët farmaceutik kanë bërë sekuestrimit e barnave, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/