LAJMI I FUNDIT:

Oscari, i mbijetuari i fundit nga yjet në Kinë largohet pas shtatë vitesh – ai fitoi një pasuri prej 175 milionë euro

Oscari, i mbijetuari i fundit nga yjet në Kinë largohet pas shtatë vitesh – ai fitoi një pasuri prej 175 milionë euro

Oscar dos Santos Emboaba Junior është emri më i njohur i ‘bumit’ dhe rënies së futbollit kinez dhe i fundit i mbetur nga periudha para shtatë vitesh kur yjet e futbollit evropian zbarkuan në Kinë. 

Ish-lojtari i Chelseat, i cili mbërriti në vitin 2017 në Kinë, për të u paguan 60 milionë euro, që vazhdon të jetë nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e Superligës së Kinës.

Jamie Carragher dhe Antonio Conte e kishin kritikuar në atë kohë largimin e Oscar drejt Kinës.


“Ka ikur për shkak të pagës, asgjë më shumë. Lojtarët kërkonin një kontratë në mesin e të tridhjetave të tyre. Është e turpshme që një lojtar të heqë dorë nga karriera e tij dhe mundësia për të konkurruar vetëm për para “, kishte deklaruar Jamie Carragher ku braziliani vendosi të largohej nga “Stamford Bridge”, kur ishte vetëm 25 vjeç.

“Pasioni duhet të jetë mbi paratë”, kishte deklaruar në atë kohë edhe trajneri i tij Antonio Conte.

Por vetë lojtari e kishte arsyetuar largimin e tij drejt Kinës me fuqinë financiare, duke treguar edhe për vuajtjet e varfërisë kur ishte fëmijë.

“Kina ka fuqi të jashtëzakonshme financiare dhe ndonjëherë bën oferta që ne lojtarët nuk mund t’i refuzojmë . Unë vij nga një mjedis social shumë i varfër në Brazil. Nuk kishim asgjë. Ky është fryti i punës sime”, mbrojti vetëm Oscar ku u pyet për largimin e tij.

Oscar zbarkoi në Shanghai SIPG (tani Shanghai Port) si lojtari i dytë më i paguar në botë: ai fitoi 24 milionë në vit.

Ai pa të vinin dhe të largoheshin emra si Paulinho, Yannick Carrasco, Marko Arnautovic, Hulk, Marek Hamsik, Stephan El Shaarawy, Cedric Bakambu, Ramires, Maroune Fellaini, Talisca, Axel Witsel, Gervinho, Solomon Rondon …

Ka fituar 175 milionë euro gjatë qëndrimit të tij në Kinë

Pas shtatë vitesh, ka mbetur vetëm ai. Por me xhepat plotë. Në vitin 2019, pak para se Superliga e Kinës (CSL) të vendoste një kufi pagash, ai rinovoi pagën e tij duke e përmirësuar. Vlerësohet se në total ka marrë rreth 175 milionë euro vetëm në paga.

Gjatë rrugës ai kanë fituar tre kampionate (2018, 2023 dhe 2024), një Kupë të Kinës (2020) dhe një Superkupë të Kinës (2019).

Ai gjithashtu ka nderin të jetë asistuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Superligë e Kinës me 113 asistime. Ai gjithashtu ka shënuar 77 gola në 248 ndeshjet që ka luajtur në të gjitha garat.

Oscar i ka mbijetuar skandaleve të korrupsionit, ndikimit të pandemisë – ku 30 klube profesionale janë zhdukur që nga viti 2020 – dhe ngadalësimit ekonomik.

Ai ka parë Guangzhou Evergrande (tani Guangzhou FC), kampion i tetë kampionateve dhe dy Ligave të Kampionëve Aziatik, të shkojë në Kategorinë e Dytë.

Tani, në moshën 33-vjeçare, kapiteni i Shangait Port po përgatitet t’i thotë lamtumirë Kinës.

“Unë nuk e kam parë askund tjetër cilësinë e jetës që ekziston këtu. Është diçka jashtë kësaj bote. Vetëm ata që jetojnë këtu e dinë se për çfarë e kam fjalën”, deklaroi ai në fjalimin lamtumirës.

Dukej se ai do të kthehej në Evropë, por ai ‘tren’ tashmë ka kaluar. Tani gjithçka tregon se ai do të kthehet në Brazil… ose do të përfundojë në MLS .

“Nëna ime po plaket dhe motrat e mia kanë fëmijë. Ne duam të jemi afër”, deklaroi Oscar për ‘Folha de Sao Paulo’.

Një gjë është e sigurt. Me lamtumirën e tij mbyllet ‘Epoka e Artë’ e futbollit kinez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës

Beckham zbulon vendimin e Messit pas përfundimit të karrierës

Ndërkombëtare
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

La Liga
Gary Neville vazhdon kritikat e ashpra për yllin e Chelseat: Me atë në fushë, le t'i harrojnë trofetë

Gary Neville vazhdon kritikat e ashpra për yllin e Chelseat: Me atë në fushë, le t'i harrojnë trofetë

Premier League
Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën

Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit

Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit

Premier League
Kalo në kategori