LAJMI I FUNDIT:

Ministri Hoxha: Në Shqipëri kemi propagandë ruse në gjuhën serbe

Ministri Hoxha: Në Shqipëri kemi propagandë ruse në gjuhën serbe

Dezinformimi i përhapur përmes mediave online, i nxitur nga propaganda ruse, ka depërtuar edhe në Shqipëri.

Këtë fakt e bëri të ditur Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, gjatë raportimit në Komisionin kundër dezinformimit, drejtuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.

“90% e propagandës ruse dhe e këtyre fushatave bëhet në gjuhën serbe,” theksoi Hoxha, duke vënë në dukje se Shqipëria është ndër vendet më pak të prekura nga këto fushata.


Ai shtoi se, “Kohët e fundit, vlerësohet se infrastrukturës dezinformuese ruse në rajon i janë shtuar portale edhe në gjuhën shqipe. Këto vazhdojnë të kenë një shikueshmëri dhe lexueshmëri të kufizuar dhe një numër të vogël klikimesh.”

Sipas Ministrit, kjo situatë paraqet një sfidë të rëndësishme për sigurinë e vendeve demokratike, duke kërkuar masa parandaluese.

“Shqipëria, si vend i ndërvarur nga zhvillimet ekonomike, rajonale e globale, dhe si anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, e konsideron aftësinë për të parandaluar, kundërshtuar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve hibride si prioritet madhor,” u shpreh Hoxha.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë kombëtare, kohezionit social dhe garantimit të vazhdimësisë së të gjitha shërbimeve të sigurisë.

Në raportimin e tij, Ministri kujtoi gjithashtu sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, duke nënvizuar rolin e bashkëpunimit ndërkombëtar në zbutjen e pasojave.

“Bashkëpunimi i menjëhershëm me partnerët ndërkombëtarë ndihmoi në minimizimin e dëmeve,” përfundoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori