Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka mirëpritur në parti të birin e Jakup Krasniqit, Altinin, i cili do të jetë edhe kandidat për deputet në listën e PDK-së.
Krasniqi është shprehur i lumtur që PDK-së po i bashkohet një zë i ri, por që është i rrënjosur thellë në trashëgiminë e shërbimit, sakrificës dhe përkushtimit të palëkundur ndaj vendit.
Altin Krasniqi nuk është thjesht djali i një personaliteti të jashtëzakonshëm si Jakup Krasniqi, përkushtimi i të cilit për Kosovën mbeti i palëkundur si në luftë, ashtu edhe në paqe.
“Altini përfaqëson premtimin e një gjenerate të re, të gatshme për të çuar përpara vlerat tona të përbashkëta. Me energjinë, vizionin dhe përkushtimin e tij, Altini po i hyn politikës për të nderuar trashëgiminë e babait të tij dhe për të ndihmuar në ndërtimin e një Kosove më të zhvilluar dhe më të mirë. Altin, mirë se erdhe në PDK. Me ty si deputet, Kosova mundet ma mirë!”, ka thënë kreu i PDK-së.
Ndërkaq, Altin Krasniqi është shprehur se duke qenë djali i një personaliteti si Jakup Krasniqi që ia kushtoi jetën e tij lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ka vendosur të marrë përgjegjësi për të punuar për të ardhmen e Kosovës.
“I frymëzuar nga trashëgimia e babit, kam vendosur edhe unë të bëj hapin tim dhe t’i bashkohem Partisë Demokratike të Kosovës si kandidat për deputet. Ka ardhur koha që gjenerata jonë të marrë përgjegjësi, që duke nderuar sakrificat e së kaluarës, të punojmë shumë për ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa dallim. Unë besoj se Kosova ka më shumë potencial sesa kaq dhe padyshim që mundet ma mirë. Unë jam Altin Krasniqi dhe jam gati të shërbej, ashtu siç ka bërë babai gjithmonë: me nder dhe përgjegjësi!”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
26 vite pas, Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve
"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri