LAJMI I FUNDIT:

Festimi i golit e ngriti Italinë në “këmbë”: Ishte heroi i Romës dhe që nga e hëna mbrëma, rivali i tyre më i urryer

Festimi i golit e ngriti Italinë në “këmbë”: Ishte heroi i Romës dhe që nga e hëna mbrëma, rivali i tyre më i urryer

Atalanta mposhti Romën me rezultat 2-0 në derbin e mbrëmshëm dhe një nga detajet më interesante të ndeshjes është festimi i bujshëm i golit të Nicolo Zaniolos.

Ekipi i Gian Piero Gasperinit po luajnë në mënyrë fenomenale dhe mbrëmë shënuan fitoren e tyre të 11-të në 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke theksuar kështu kandidaturën e tyre për të fituar Scudetton dhe në të njëjtën kohë i shtynë romakët në vetëm dy pikë nga zona e rënies.

Pasi Marten de Roon kaloi Atalantën në epërsi, Nicolo Zaniolo shënoi golin e fitores 2-0 për mysafirët.


Asgjë këtu nuk do të ishte e çuditshme nëse nuk do të bëhej fjalë për heroin dikur më të madh të Romës dhe liderin e tyre në atë kohë, i cili bëri më shumë se 120 paraqitje për klubin.

Gjatë mbrëmjes, Zaniolo kaloi nga një hero në statusin e personazhit më të urryer dhe me atë rast i varën një slogan fyes, i cili e përshëndeti atë në hyrje të Romës.

“Zaniolo tradhtar, m**, pa nder”, kanë shkruar tifozët e Romës në mesazhin e madh që e kanë përshëndetur.

Kjo nuk ishte e gjitha. Tifozët e Romës e kanë sharë Zaniolon me hyrjen në fushë, ndaj erdhi festimi i egër i golit të shënuar për fitoren 2-0.

Zaniolo shënoi një gol dhe më pas i emocionuar hoqi fanellën dhe tregoi se sa domethënie kishte për të. Festa e tij tërhoqi shumë vëmendjen e mediave italiane, por pritja e bëri të qartë pse e bëri këtë.

Tifozët e Romës e kishin indinjuar Zaniolon për mënyrën sesi u largua nga klubi. Ai nuk ka dashur të vazhdojë kontratën sipas kushteve të ofruara dhe më pas është rikthyer në Itali përmes Bournemouth dhe Galatasaray, por në radhët e rivalit Atalanta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Finalja e ‘El Clasicos’ rrezikon të mos luhet fare pas vendimit drastik të Real Madridit

Finalja e ‘El Clasicos’ rrezikon të mos luhet fare pas vendimit drastik të Real Madridit

Shpërthen në lot para ‘El Clasicos’ gjyqtari i njohur spanjoll – shkak u bë Real Madridi

Shpërthen në lot para ‘El Clasicos’ gjyqtari i njohur spanjoll – shkak u bë Real Madridi

Gyokeres i kërkon agjentit të negociojë vetëm me gjigantin spanjoll dhe të refuzojë ofertat tjera

Gyokeres i kërkon agjentit të negociojë vetëm me gjigantin spanjoll dhe të refuzojë ofertat tjera

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Israel Adesanya u stërvit me një 50-vjeçar, volli nga brutaliteti i ushtrimeve

Israel Adesanya u stërvit me një 50-vjeçar, volli nga brutaliteti i ushtrimeve

Capello emëron 7 lojtarët e Milanit që meritojnë të qëndrojnë në San Siro

Capello emëron 7 lojtarët e Milanit që meritojnë të qëndrojnë në San Siro

Kalo në kategori