VLEN ka reaguar ndaj kumtesës së BDI-së në lidhje me dorëheqjen e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva. Nga VLEN thonë se “tani nga opozita kanë filluar të shesin mend e moral politik dhe për presione. Por, as kjo nuk u shitet sepse qytetarët e dinë fortë mirë e qartë se si kanë keqpërdorur çdo mekanizëm institucional vetëm në dobi të tyre, përfshirë edhe gjykatat”.
“Оpinioni fort mirë e di se prokurori për krim të organizuar dhe korrupsion, Islam Abazi është njeri i afërt i BDI-së ku u publikuan fotot e tij me vëllain e kryetarit Ahmeti por edhe me funksionarë të lartë të BDI-së. Nga kjo parti shumë ish funksionarë, janë rahatuar në sistemin gjyqësorë kinse për të ndarë “drejtësi të paanshme“. Sot e kësaj dite ish funksionarë të kësaj partie gëzojnë funksione publike në Prokurori dhe Gjykata, si Ixhet Memeti i cili u kap me “presh në dorë” dhe njëkohësisht i bëri vetting tërë BDI-së”.
“BDI të flet për veprime në kundërshtim me ligje është absurd në vete. BDI është sinonimi i shkeljes së ligjeve dhe ndikimit në sistemin gjyqësorë në vazhdimësi. E për këtë nuk do mend që duhet e do të ketë edhe llogaridhënie. Pikërisht rikujtojmë edhe njëherë BDI-në dhe liderin e tyre Ali Ahmeti kur në takimin në Vodno te ish presidenti Pendarovski kishte kërkuar rikthimin e shefit të tij me kalë të bardhë, Nikolla Gruevskit. E pikërisht në këtë takim, Ahmeti kishte propozuar dy mënyra për rikthimin e tij nga Budapesti, përkatësisht përmes “njerëzve të tij” në gjykatat e vendit”.
“Gjithashtu rikujtojmë se për këtë rast partia e Ahmetit i kishte bërë presion edhe kryetares së gjykatës së lartë, Besa Ademi. Dhe për këto presione të këtyre që po shesin moral të rremë, kishin marrë vërejtje edhe nga ambasadat e huaja për presionin e vazhdueshëm ndaj Besa Ademit”, thonë nga VLEN.
Nga VLEN thonë se Selim Ademi anëtar i BDI-së, ka votuar për shkarkimin e Vesna Damevës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri