Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për keqqeverisje.
Ajo në seancën e sotme të Kuvendit, tha se kreu qeveritar tregoi përralla para deputetëve.
“Kryeministri na tregoi përralla. Jemi ngi përralla kryeministër dhe është dashur të tregosh se çka ke bërë konkret. Një kryeministër me dal me fol për shëndetësi, arsim, infrastrukturë tu i pas krejt këta ministra këtu, po del se ministrat i ke të paaftë. Barrën e krejt kësaj qeverie e ke marrë ti…
Kryeministri tha se s’kam premtuar në fushata as njohje të reja, as anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe as avancimin në agjendën evropiane. Atëherë s’po di ku je koncentruar kryeministër. Pse s’je shku me u bërë drejtor i një shkolle fillore, apo një shkolle të mese, pasi si kryeministër ke përgjegjësi me u shqetësu dhe punu në secilin sektor të jetës”, tha ajo.
Sipas saj kryeministri Kurti se ka mbajtur asnjë premtim të fushatës zgjedhore.
“A e ke pas premtim kryeministër se pa e gjetur të fundit person të pagjetur s’ke me dialogu me Serbinë. A ke thënë se nuk do të ulem me dialogu me Serbinë pa kërku falje për krimet e ndodhura në Kosovë. Po ashtu po më vjen keq për babën e Astrit Deharit se keni thënë se kemi me zbardh rastin e Astrit Dehari, por s’ndodhi kjo. Përkundrazi i keni zhduk mostrat dhe keni djeg Institutin e Mjekësisë Ligjore…Ke pranuar një marrëveshje të keqe e cila është marrëveshje e Zajednicës”, shtoi Kadrijaj.
Në anën tjetër, ajo tha se Qeveria Kurti ka vjedh aty ku sipas saj s’duhet të vidhet.
“Keni vjedh aty ku s’duhet të vidhet. Keni goditur ushtrinë e Kosovës. Sot ushtarët e Kosovës po hajn bukë e pashteta. Sot ushtarët e Kosovës s’kanë uniforma”, theksoi Kadrijaj. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025