LAJMI I FUNDIT:

Kurti jep tri arsye që sipas tij institucionet e sigurisë nuk mund ta parandalonin sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Kurti jep tri arsye që sipas tij institucionet e sigurisë nuk mund ta parandalonin sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajtën një konferencë të përbashkët për medie.

Kryeministri Albin Kurti ka dhënë tri arsye që sipas tij sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit ka qenë e pamundur të parandalohet.

“Kanali i Ibër-Lepencit është kanal i gjatë prej 50 kilometrave dhe është shumë e vështirë që ai të kontrollohet e të jetë nën mbikëqyrje 24 orë në gjatësinë e tij”.


Kurti: Po të arrihej qëllimi i sulmit mbi kanalin e Iber-Lepencit, pasojat marramendëse
Lexo po ashtu Kurti: Po të arrihej qëllimi i sulmit mbi kanalin e Iber-Lepencit, pasojat marramendëse

“E dyta, ne jemi të hendikepuar pasi ish-kryeministri Thaçi ishte zotuar në vitin 2013 se ushtria jonë nuk mund të shkojë në veri të Ibrit dhe në këtë mënyrë atje nuk është situatë sikurse në pjesët tjera të vendit tonë”.

“E treta imagjinata demokratike nuk mund ta përthakojë imagjinatën terroriste e kriminale. Këso sulme u ndodhin edhe vendeve të zhvilluara demokratike madje shumë më tepër se neve. Nga nervozizmi, Serbia i rrit aksionet e tilla, meqë nuk e posedojnë më veriun e Kosovës”, shtoi Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut

Kurti udhëton për në Itali, merr pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Katër të arrestuar në Dumnicë të Podujevës pas përleshjes mes vete, policia sekuestron një AK47

Katër të arrestuar në Dumnicë të Podujevës pas përleshjes mes vete, policia sekuestron një AK47

Kalo në kategori