LAJMI I FUNDIT:

PSG-ja ndalet me barazim në shtëpi nga Nantes

PSG-ja ndalet me barazim në shtëpi nga Nantes

Paris Saint-Germaini ka luajtur baras me rezultat 1-1 në shtëpi ndaj Nantes në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit francez.

Vendasit arritën të shënojnë herët në këtë takim, duke realizuar që në minutën e dytë përmes Achraf Hakimit i cili çoi topin në rrjetë për 1-0.

PSG-ja pati mundësinë që ta shënojë edhe golin e dytë në minutën e dhjetë përmes Vitinhas, por atij iu mohua goli nga portieri Patrik Carlgren.


Mysafirët ia dolën të barazojnë rezultatin në rastin e tyre të parë përmes Matthis Abline që shënoi për rezultatin 1-1 në minutën e 39-të.

Kampioni në fuqi vazhdoi përpjekjet edhe në pjesën e dytë për ta gjetur golin e fitores, por në fund nuk ia dolën të bëjnë këtë.

Rastin më serioz në pjesën e dytë e pati mesfushori Warren Zaire-Emery i cili gjeti pak hapësirë brenda zonës së rrezikshme por goditjen e tij e ndali sërish Carlgren.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më ndonjë rast për t’u veçuar dhe PSG-ja u desh të pajtohej me vetëm një pikë nga ky takim.

Pas javës së 13-të, PSG-ja vazhdon si lider i tabelës me 33 pikë të grumbulluara, shtatë më shumë se Monaco në vendin e dytë që ka 26 sosh por që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

Vinicius konsideron ofertën marramendëse nga Arabia Saudite, Real Madridi është i hapur për shitjen e tij

La Liga
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Liverpooli në kërkim të katër trofeve: A mund të bëhet realitet sezoni i ëndrrave?

Premier League
Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Wenger emëroi dy lojtarët për të cilët i vjen keq që nuk i transferoi te Arsenali

Premier League
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori