(E plotësuar) – Heidi Alexander është emëruar ministre e re për Transport pas dorëheqjes së Louise Haigh.
Haigh u bë ministrja e parë që dha dorëheqje nga qeveria e kryeministrit, Sir Keir Starmer pasi pranoi se ishte dënuar për raportim të rremë në polici në lidhje me një telefon të vjedhur 10 vite më parë.
Alexander, e cila ka qenë deputete për Swindon South që nga zgjedhjet e përgjithshme të muajit korrik, mori këtë rol pasi kishte shërbyer si ministre në Ministrinë e Drejtësisë.
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit – kishte mashtruar policinë në vitin 2013
Louise Haigh ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministres së Transportit të Mbretërisë së Bashkuar pasi doli në dritë se ajo kishte pranuar fajësinë për mashtrim.
Ajo ka pranuar se i kishte thënë policisë në vitin 2013 se kishte humbur telefonin e punës gjatë një grabitje, por më vonë e kishte zbuluar se telefon nuk e kishte marrë me vete.
Ajo mori një lirimin me kusht nga gjykatësit, pas incidentit që ndodhi përpara se të bëhej deputete, shkruan bbc.
Dorëheqja e Haighut është e para në qeverinë e kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer dhe 37-vjeçarja tha se emërimi i saj si “anëtarja më e re grua e kabinetit” “mbetet një nga arritjet më të mëdha të jetës sime”.
Në kohën e krimit, Haigh punonte si menaxhere e politikave publike për kompaninë e sigurimeve Aviva.
Pas raportimeve nga Sky dhe The Times, Haigh lëshoi një deklaratë, duke thënë se kishte raportuar një grabitje në Londër.
Ajo tha se kishte raportuar telefonin si një nga disa sende që ajo besonte se ishin vjedhur dhe kishte marrë një telefon të ri pune.
Pas një kohe, shtoi ajo, kishte zbuluar se aparati ishte ende në shtëpinë e saj dhe e kishte ndezur, çka “ngriti vëmendjen e policisë”, duke e çuar atë për ta marrë në pyetje.
Haigh tha se ajo pranoi fajin për raportim të rremë në polici në një gjykatë, gjashtë muaj para se të bëhej deputete në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015 dhe mori lirimin.
Ndryshe, Haigh ishte përgjegjëse për një nga politikat kryesore të qeverisë, rinacionalizimin e rrjetit hekurudhor të vendit nën Great British Rail. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Milingonat nuk parakalojnë kurrë, ato kanë një ndjenjë trafiku dhe mund të zgjidhin sfidat e transportit urban
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor – forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë
Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!