Shpërbërja e koalicionit “Semafor” në Gjermani, të përbërë nga SPD, FDP dhe Të Gjelbrit, mbetet një temë e diskutimit në opinionin publik. Një dokument i ri, që ka rrjedhur nga radhët e FDP-së, ka ngritur sërish tensione mes partive.
Bëhet fjalë për një dokument të brendshëm të FDP-së, i publikuar në disa media gjermane, ku diskutohej në detaje për mundësinë e daljes së partisë nga koalicioni qeverisës në Gjermani.
Dokumenti strategjik i brendshëm, me tetë faqe, përmendte, ndër të tjera, kohën ideale kur FDP-ja duhet të largohej nga koalicioni.
Ndër të tjera, thuhet se largimi nga koalicioni mund të ndodhte në fillim të javës së 45-të, që vlerësohej si momenti ideal.
Është interesante se java kalendarike nisi më 4 nëntor dhe koalicioni u shpërbë më 6 nëntor, kur kancelari gjerman, Olaf Scholz shkarkoi liderin e FDP-së dhe ministrin e atëhershëm të Financave, Christian Lindner.
Në dokument, FDP-ja argumentonte se dalja nga koalicioni ishte një vendim i domosdoshëm strategjik, shkruan tagesspiegel.de.
“Për shkak të dallimeve themelore midis të kuqve të gjelbër dhe FDP-së, vetë qeveria federale është bërë rreziku më i madh për vendin”, thuhej në njoftim.
Shumë shpejt pas rrjedhjes së dokumentit në publik, FDP-ja reagoi, duke deklaruar se dokumenti ishte vetëm një version pune, i përgatitur nga udhëheqja e partisë që në muajin tetor.
“Ky dokument teknik nuk ishte objekt diskutimesh politike mes zyrtarëve të zgjedhur apo anëtarëve të qeverisë, por thjesht një përgatitje e brendshme për skenarin e daljes së FDP-së nga koalicioni semafor. Nuk kemi asgjë për të fshehur”, shpjeguan ata.
Publikimi i dokumentit shkaktoi reagime të ashpra nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë. Sekretari i përgjithshëm i partisë, Matthias Miersch, kërkoi një ndjesë nga FDP-ja.
“FDP-ja po organizon një betejë kundër qeverisë ku bën pjesë. Është mirë që gjithçka po del ngadalë në dritë, që qytetarët të kenë një pasqyrë më të qartë. Me këto veprime të papërgjegjshme, FDP-ja po shkatërron besimin e qytetarëve tek institucionet demokratike. Ndërkohë që njerëzit prisnin zgjidhje nga qeveria, FDP-ja po punonte për një skenar perfid largimi. Christian Lindner dhe FDP-ja kanë përgjegjësinë të shpjegojnë këtë situatë. Ata duhet t’u kërkojnë ndjesë njerëzve”, përfundoi ai.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen më 23 shkurt të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump njofton nënshkrimin e vendimit të diskutueshëm, vijnë reagimet e para nga Kanada
Izraeli liron të burgosurit palestinezë
Publikohet video e momentit të rrëzimit të aeroplanit mjekësor me gjashtë pasagjerë në Filadelfia
Hamasi liron tre izraelitë - pengjeve u dorëzojnë certifikata dhe dhurata
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
Studentët nga Beogradi shkuan në këmbë në Novi Sad
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve