Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka folur për raportet që ka pasur me Naim Murselin, i cili dyshohet se kishte porositur vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt.
Pacolli ka thënë se Naim Murselin e kishte emëruar si këshilltar të jashtëm gjatë kohës së ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, transmeton Telegrafi.
Ai po ashtu ka thënë se atë e ka takuar para shumë vitesh, kur ka qenë fëmijë, gjatë një tubimi partiak në Gjakovë.
“Isha në Gjakovë në një tubim partiak, dhe baba edhe nëna e tij erdhën me një djalosh, dhe thonë se është shumë i dhënë pas jush, ka shumë fotografi. Dhe baba i tij më tregon se ky ka pasur një operacion të rëndë në zemër, dhe unë e mbajë atë afër, qysh i kom mbajtë edhe shumë fëmijë tjerë. Sa herë kam shkuar në Gjakovë ka ardhur, e dhe jashtë Gjakovës ka ardhur”, ka treguar Pacolli në një intervistë.
Pacolli tutje tregoi se “Ata janë shpërngulur në Suedi, pastaj ai është rritur, kur isha ministër, ai erdhi, dhe më jep disa këshilla, pasi në ministri nuk kasha gjetur asnjë webs faqe si duhet, dhe as asgjë”.
“Dhe i them ti a mundesh me rregullu diçka, thotë po… I thash hajde puno diçka edhe unë të paguaj nga Mabetex, dhe krijo faqe edhe për ta edhe për ministri. Unë e nominoj atë si këshilltar të jashtëm, e vetmja mundësi për më mujt me punu ai”.
Më tej, Pacolli tha se kur ka ndodhur tragjedia, ka pasur shumë thashetheme kryesisht në mediat në Shqipëri, të cilët e kanë përfshirë edhe atë.
“Kur ndodhi tragjedia me të, ai ka qenë pak invaziv, nëse të kish taku kish kërku foto, ai ka qenë një fetishist i madh për të qenë me njerëz të famshëm, ku kam qenë unë ka ardhur dhe ka bërë foto. Raportime se ka qenë biseksual, kanë harruar se unë vi nga një familje fisnike”.
Pacolli tregoi se nuk përkrahë komunitetin LGBTI, dhe se kurrë nuk do të shkonte një paradë për t’i mbështetur ata.
Thashethemet që u bënë për të dhe Murselin, thotë se kanë lënë një shije të keqe, derisa tregoi se edhe djali i tij ka parë disa video që kanë qarkulluar në rrjetin social Tik Tok, ku edhe është prekur nga to.
Naim Murseli, në nëntor të vitit 2023, dyshohet se kishte paguar vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt. Ajo u vra në veturë derisa ishte bashkë me të dhe dy djemtë e saj.
Murseli dhe dy të dyshuarit tjerë po vazhdojnë të mbahen në paraburgim, ndërsa deri tani Prokuororia nuk ka ngritur aktakuzë për ta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDepartamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij