LAJMI I FUNDIT:

“Dikush të fyen, dikush le të filmon” – publikohet audio regjistrimi, njeriu i Vuçiqit jep instruksione se si duhet të provokohen protestuesit

“Dikush të fyen, dikush le të filmon” – publikohet audio regjistrimi, njeriu i Vuçiqit jep instruksione se si duhet të provokohen protestuesit

Liderja e opozitës serbe, Marinika Tepiq, publikoi një aurdio-regjistrim për të cilin thotë se dëshmon që nënkryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Damir Zobenica, u ka dhënë udhëzime aktivistëve të Partisë Progresiste Serbe (SNS) për të provokuar incidente në tubimin e javës së kaluar “Zastani Srbijo”.

“Këto lokacione do të bllokohen nesër, duhet të ndiqni dhe në qytetet e tjera nëse do të bllokohet ndonjë tjetër lokacion. Kemi detyrën që në këto lokacione, përveç stacionit të trenit, në kryqëzimin pranë stacionit të trenit në Novi Sad, të sigurojmë njerëz që nuk janë të njohur dhe nuk janë zyrtarë, të cilët do të vijnë dhe do të ofendojnë këta njerëz dhe do të shqetësohen për bllokimin”, dëgjohet në audio-regjistrim.

Më pas, ai thekson edhe një herë se duhet të ofendohet opozita dhe liderët opozitarë, shkruan nova.rs.


“Le të jenë kreativë. Kjo duhet të regjistrohet dhe të më dërgohet që të mund t’ua dërgoj regjistrimin mediave… Nuk kam nevojë t’ju shpjegoj sa e rëndësishme është kjo detyrë. Pra, nuk kemi shumë kohë. Nesër deri në orën 11:00 duhet të jetë organizuar që kur të ndodhin bllokimet, të bëjmë punën siç duhet”, shton ai.

“Pra, ofendimi i opozitës, protesta përse po bllokohet, ofendimi i opozitës dhe të gjitha këto, nga Bjelogrliqi deri te kush e di kush. Regjistrimi i të gjitha këtyre, dikush duhet të ofendojë, dikush të regjistrojë ose ai që ofendon, le të regjistrojë dhe të më dërgojë regjistrimin”, dëgjohet në fund të audio-regjistrimit.

Tepiq thotë se ky audio-regjistrim ekspozon presidentin serb, Aleksandër Vuçiq dhe SNS-në e tij.

“Po çfarë do të bëjmë tani, Vuçiq? Jeni ekspozuar! Ja regjistrimi! Njeriu juaj dhe i Andrejës (vëllau i presidentit serb) për Vojvodinën, dhe nënkryetari i Kuvendit të Vojvodinës, Damir Zobenica, jep udhëzime që aktivistët e SNS-së të provojnë incidente në bllokadën përkujtimore të premteve në orën 11:52. Të ofendojnë opozitën, të regjistrojnë gjithçka, t’ia dërgojnë gjithçka atij dhe ai do t’ua dërgojë mediave”, shkroi ajo dhe shtoi se “po i shtyni njerëzit në luftë civile! Do të përgjigjeni”.

Ndryshe, qytetarët e Serbisë iu bashkuan dhe të premten e kaluar iniciativës “Zastani Srbijo”. Ata u ndalën për 15 minuta në nder të 15 të vdekurve nga rënia e një strehimie në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Gjatë ngjarjes, ndodhën disa incidente mes protestuesve të mbledhur dhe njerëzve të panjohur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Azia
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Evropa
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Kroacia
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

Evropa
Kalo në kategori