Dëshmitari Sokol Bashota tha sot në Hagë se nuk ka pasur asnjë vendim nga Shtabi i Përgjithshëm për ndëshkimin e kolaboracionistëve, mirëpo sipas tij, janë lëshuar komunikata që ata të paralajmërohen në mënyrë që ata të mos bashkëpunojnë me armikun.
“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha Bashota
Fillimisht, dëshmitarit iu paraqit një intervistë që Kadri Veseli i ka dhënë Baton Haxhiut në 2009-ën e cila është botuar në 2013, ku ai kishte treguar se kur ishte bërë shef i SHIK-ut.
Sipas asaj që lexoi prokurori, Kadri Veseli kishte thënë se ”Në fakt përgjegjësitë i kemi pas gjatë gjithë periudhës 92-98 dhe e kemi pas Shtabin e Përgjithshëm dhe Shtabin Operativ të UÇK-së. Specifikisht në formacione nuk e kemi pas ndarjen por jemi marrë më gjithçka. Jemi marrë me lideriship, logjistik, formacione se ashtu të tilla kanë qenë rrethanat.
Lidhur me këtë, dëshmitari tha se nuk beson që ky kontestim i Veselit është i saktë.
“Nëse i referohet viti 1992-98 nuk besoj që është i saktë ky konstatim se mundësitë për ndarje të detyrave nuk ka pas dhe nuk janë bërë”, tha Bashota.
Dëshmitari u pyet se Shtabi Operativ a ka funksionuar përmes vendimeve të përbashkëta kolegiale.
“Shtabi i Përgjithshëm po. Shtabi operativ janë drejtoritë në komandat e zonave”, tha ai.
Më pas, dëshmitari u pyet se këto vendimet kolegiale të Shtabit a përfshinin masa ndëshkuese ndaj personave që perceptoheshin si kolaboracionist.
“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha Bashota
Tutje, dëshmitarit iu prezantua një deklaratë e tij e mëhershme ku kishte thënë se ka qenë Shtabi i Përgjithshëm që në baza kolegiale ka vendosur lidhur me masat ndëshkimore kundër kolaboracionisteve.
“Me lejoni të shpjegoj atë që kam thënë në Tribunalin në rastin e Haradinajt. Këto, duke pasur parasysh gjithmonë kur janë nxjerrë komunikatat e Shtabit të Përgjithshëm për këto kategori specifike dhe në gjeneralë e kam kuptuar se ata duhet të ndëshkoheshin-paralajmërohen përmes komunikatave. Nuk ka pas një urdhër nga Shtabi i Përgjithshëm të veçanta për asnjë bashkëpunëtor apo kolaboracionist siç po quhen kështu për vrasjen e tyre. Gjithmonë fjalën e kam pas për ata të cilët e kanë kthy pushkën ushtarëve të UÇK-së. Vetëm për këto raste dhe jo për raste të veçanta”, tha Bashota, raporton betimiperdrejtesi.
Prokurori i tha dëshmitarit se si duket nuk e ka kuptuar pyetjen dhe ia përsëriti atë duke i thënë se a ka vendosur Shtabi i Përgjithshëm në mënyrë kolegiale lidhur me masat ndëshkimore kundër kolaboracionisteve.
“Nuk është marrë asnjë masë”, tha dëshmitari.
Prokurori e pyeti dëshmitarin se pse nuk e kishte korrigjuar këtë pjesë të deklaratës së tij kur iu dha mundësia gjatë seancës përgatitore.
Ai tha se “Nuk kemi asnjë dokument të shkruar për raste të veçanta. Për raste gjeneralë po, janë bërë thirrje herë pas herë të gjithëve që të mos bashkëpunojnë me armikun. Pasta ka qenë përgjegjësi e komandantëve të zonave për veprime të metutjeme”, tha Bashota.
Dëshmitari tha se qëllimi i komunikatave ishte që kolaboracionistet të mos bashkëpunojnë me armikun.
Përpara pushimit të drekës, dëshmitari tha se në media janë munduar që a paraqesin organizimin e UÇK-së në mënyrën më të mirë të mundshëm.
“Jemi munduar nëpër media zakonisht shkrimet që i kemi ba dhe i kemi publiku, jemi mundu që ta paraqesim organizimin tonë ushtarako-politik të UÇK-së sa ma mirë me mundësinë e mundshme për opinionin e brendshëm”, tha Bashota.
Dëshmitari tha se dalja e parë publike e UÇK-së ishte më 28 nëntor 1997 në tubimin me rastin e vrasjes së mësuesit Halit Geci.
Sipas tij, kanë qenë disa anëtarë të UÇK-së por që tre prej tyre i din e që emrat qe dolën ta lexojnë deklaratën kur i përmendi u dëgjua teksa thoshte Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi. Ai shtoi se ky i fundit e lexoi deklaratën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025