LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Në datën më të rëndësishme për shqiptarët, inauguruam memorialin e daljes së parë të UÇK-së

Krasniqi: Në datën më të rëndësishme për shqiptarët, inauguruam memorialin e daljes së parë të UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasnqi ka njoftuar se kanë inauguruar memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së.

Krasniqi thotë se inaugurimi u bë në datën më të rëndësishme për shqiptarët, transmeton Telegrafi.

“Sot, në datën më të rëndësishme për kombin shqiptar, 28 Nëntorin, në Drenicë inauguruam memorialin e daljes së parë publike të UÇK-së. Bëmë homazhe edhe në Prekaz e Marinë. Kjo datë, vjen e bashkon dhe frymëzon shqiptarët ndër shekuj, që nga viti 1443 me Skenderbeun në Krujë, 1912 me Ismail Qemalin e Isa Boletinin në Vlorë, e deri më 1997 në Llaushë, në daljen e parë publike të UÇK-së”, thuhet në njoftim.


Tutje, ai ka pohuar se për më tepër, shënon edhe ditëlindjen e komandatit tonë legjendar, Adem Jashari.

“Si e tillë, përtej peshës historike, ajo rishfaqet çdo vit, çdo ditë, si busullë e cila mban në kursin e duhur aspiratat dhe ëndrrat e shqiptarëve gjithandej globit, për zhvillim, unitet e integrim.

Qoftë ky nëntori i fundit të cilin e festojmë pa çlirimtarët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe shokët e tyre.  Urime 28 Nëntorin, shqiptarë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori