LAJMI I FUNDIT:

Kastrati: Fabrika e municionit projekt i nevojshëm – të mos mbetet premtim parazgjedhor

Kastrati: Fabrika e municionit projekt i nevojshëm – të mos mbetet premtim parazgjedhor

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, e ka vlerësuar si të nevojshëm projektin për ndërtimin e një fabrike municioni në Kosovë, por ka paralajmëruar se kjo nismë nuk duhet të mbetet vetëm si premtim i fushatës parazgjedhore.

“Sa i përket ndërtimit të infrastrukturës për FSK-në dhe për institucionet tjera të sigurisë, unë mendoj se kjo është e mundur dhe ka qenë e mundur qysh kaherë. Mirëpo, pasi kjo po bëhet në një kohë kur është fillimi i fushatës parazgjedhore, unë uroj dhe shpresoj të mos jetë një premtim i fushatës dhe pastaj të mos kemi ndonjë rezultat në qeverisjen e ardhshme”, ka deklaruar Kastrati.

Ai ka theksuar rëndësinë strategjike të një fabrike të tillë, duke theksuar se ndërtimi i saj do të mundësonte furnizimin e ushtrisë së Kosovës me municione të prodhuara brenda vendit.


“Ndërtimi i infrastrukturës ushtarake për prodhimin e municioneve dhe armatimeve të llojllojshme është më se i nevojshëm për Kosovën. Ky investim do të jetë kryesisht nga investitorë të huaj. Edhe ushtria e Kosovës nesër fillimisht do të furnizohet brenda për brenda Republikës së Kosovës, por gjithashtu është lajm i mirë që nuk do të kemi nevojë të importojmë municione”, ka deklaruar ai, për RTV Dukagjini.

Kosova drejt hapjes së fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator për dronë
Lexo po ashtu Kosova drejt hapjes së fabrikës për prodhimin e municionit dhe laborator për dronë

Kastrati gjithashtu ka theksuar se një fabrikë e tillë do të forconte kapacitetet mbrojtëse të vendit në rast të ndonjë kërcënimi ndaj kufijve.

“Nëse vjen deri te ajo që duhet të përdorim armët, nëse rrezikohen kufijtë nga serbët terroristë, siç ishte sulmi i Banjskës, atëherë do të kemi municionet brenda vendit”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin për themelimin e Komisionit Ndërministror që do të nisë procedurat për hapjen e fabrikës së prodhimit të municionit dhe laboratorëve për dizajnimin dhe zhvillimin e fluturakëve pa pilotë.

Kastrati ka theksuar se ky projekt duhet të jetë në përputhje të plotë me standardet e NATO-s dhe të jetë i dakorduar me partnerët strategjikë si SHBA-ja dhe NATO-ja. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori