Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve T.D (shtetas i Republikës së Kosovës), dhe A.N (shtetas i Republikës së Shqipërisë), të cilët gjenden nën masën e paraburgimit nga data 10.10.2024 për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi”.
Sipas aktakuzës, me datë 09.10.2024, rreth orës 21:15 në fshatin Gjonaj – Komuna e Prizrenit, të pandehurit T.D., dhe A.N., marrin dhe e mbajnë personin L.M., me qëllim të fitojnë dobi pasurore apo dobi tjera, ose me qëllim që ta detyrojnë atë apo personin tjetër që të kryejë ose të mos kryejë një veprim ose të durojë diçka.
“…në atë mënyrë që shkojnë me automjetin e tyre në afërsi të shtëpisë së viktimës, të cilin e presin të dalë nga shtëpia, dhe në momentin kur i njëjti i afrohet automjetit të tyre, fillojnë paraprakisht ta godasin me shqelma dhe përmes forcës e fusin në veturë dhe largohen në drejtim të Shqipërisë, përmes rrugëve alternative – malore, duke iu shmangur kalimit të rregullt kufitar…
Pas një bashkëpunimi në mes së Policisë së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë, të njëjtit ndalohen nga e Policisë së Shqipërisë, të cilët shoqërohen në pikën kufitare të Qafë Prushit ku edhe i dorëzohen autoriteteve të Policisë së Kosovës, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor fillimisht pranë një Qendre të Mjekësisë Familjare në Gjakovë e më pas edhe pranë Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit”, thuhet në njoftim.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.
Po ashtu, prokurori i çështjes ka propozuar që të konfiskohet vetura si mjet i cili u ka shërbyer dhe mundësuar të pandehurve kryerjen e veprës penale. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!