LAJMI I FUNDIT:

Iniciativa CorrWatch: Emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të ZKM-së përbën shkelje ligjore

Iniciativa CorrWatch: Emërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të ZKM-së përbën shkelje ligjore

Iniciativa CorrWatch konsideron se emërimi i  Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës përbën shkelje ligjore dhe vendimi për emërim duhet të anulohet sepse i njëjti nuk ka ndjek kushtet dhe procedurën ligjore.

Në reagim thuhet se pas më shumë se dy vitesh nga përfundimi i procesit të rekrutimit për këtë pozitë, Qeveria ka emëruar kandidatin e tretë në listën e tre kandidatëve fitues.

Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit
Lexo po ashtu Arben Krasniqi emërohet sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit

“Sipas paragrafit 1 të nenit 42 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë (LZP), mbi bazën e të cilit është zhvilluar procedura e rekrutimit, mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë (në këtë rast Kryeministri) është i obliguar të përzgjedhë një nga kandidatët fitues të propozuar brenda një afati dhjetë (10) ditor nga shpallja e listës së fituesve, sipas paragrafit 8 të nenit 40. Në këtë rast, afati 10-ditor ka kaluar, pasi lista e kandidatëve fitues është shpallur më 15 korrik 2022.


LZP në paragrafin 2 të nenit 42 ka përcaktuar mekanizmin zhbllokues nëse nuk ka përzgjedhje nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë brenda afatit të caktuar, atëherë në këtë rast automatikisht konsiderohet i emëruar në detyrë kandidati me pikët më të larta”, thuhet tutje.

Tutje në reagim thuhet se përpos faktit që stërzgjatja e procesit të emërimit ka dëmtuar efikasitetin e procedurës së rekrutimit, CorrWatch vlerëson se emërimi i Sekretarit të Zyrës së Kryeministrit është në kundërshtim me ligjin dhe si i tillë, vendimi duhet të anulohet pasi përbën shkelje të qartë të dispozitave ligjore.

“CorrWatch i bën thirrje Qeverisë që të reflektojnë mbi këtë proces dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për anulimin e këtij vendimi.  Ky vendim përveç se bie ndesh me dispozitat ligjore, dëmton integritetin e institucioneve publike në këtë rast Zyrën e Kryeministrit si dhe në përgjithësi proceset e rekrutimit të pozitave të larta dhe mund të shërbej si precedent i keq edhe në institucionet tjera”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje

Votimi nga diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, KQZ jep detaje

Lajme
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Kalo në kategori