LAJMI I FUNDIT:

A keni problem me vesh gjatë udhëtimit me aeroplan? Doktor Latifi na tregon si ta evitojmë

A keni problem me vesh gjatë udhëtimit me aeroplan? Doktor Latifi na tregon si ta evitojmë

Personat që udhëtojnë me aeroplan shpeshherë kanë ndjesinë e bllokimit të veshit e kjo ndodh për shkak të presionit në veshin e mesëm. 

Specialisti i ORL-së, Xhevdet Latifi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” nga tregon se si mund ta evitojmë këtë problem.


“Kjo është shumë e thjeshtë, preferohet një orë ose dy para fluturimit të përdoren pika për hundë, dekongjestiv. Në momentet kur hapet hunda, frymëmarrja rregullohet me hundë, ajri kalon prej hundës nëpërmjet një gypi që lidhet me veshin. Veshi mbushet me ajër dhe e përballon ndryshmin e lartësive. Dhe një tjetër është që personat të përbihen sa më shpesh”, tha ai.

Podcastin e plotë mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/