Për të tretën herë radhazi, është mbajtur sot Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, sivjet nën titullin frymëzues “Forcë në Diversitet, ku pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Fillimisht, Kurti falënderoi të gjithë për punën e tyre në muajt ndërmjet samiteve, për arritjen e qëllimeve tona të përbashkëta: një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe pa diskriminim racor.
‘’Gjatë muajve që kanë kaluar që nga samiti i fundit, kemi promovuar edhe më shumë platformën për raportimin e diskriminimit, dhe rastet e raportuara aty janë adresuar nga ekipi përkatës. Qeveria jonë gjithashtu po e harton një ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi, në përputhje me standardet për të drejtat e njeriut të Këshillit të Evropës, duke trajtuar diskriminimin racor dhe antigjipsizmin’’, u shpreh kryeministri, duke shtuar se ky është një proces gjithëpërfshirës, së bashku me shoqërinë civile, nën koordinimin e Zyrës për Qeverisje të Mirë.
Kurti i ka përmendur rekomandimet e dala nga samitet e kaluara dhe nismat e ndërmarra nga Qeveria për t’i zbatuar ato e për të lehtësuar jetën dhe qasjen e komuniteteve në punësim, shërbime sociale e të tjera.
‘’Siç mund ta shihni, “Forca” jonë është edhe në të përqafuarit e “Diversitetit”, për një shoqëri të hapur e gjithëpërfshirëse, që nuk e lë askënd mbrapa sepse para së gjithash e mbi të gjitha e kemi përqafuar diversitetin. Aty ku jo vetëm me fjalë dhe me samite, por edhe me punë e me promovimin e pikërisht forcës së diversitetit, përkushtohemi çdo ditë që të jemi sa më pranë njëri-tjetrit, për secilën e për secilin, të gjithë bashkë’’, shtoi ai.
Në përfundim, kryeministri Kurti tha se edhe samiti e diskutimet e sotme do të nxjerrin rekomandime të tjera të vlefshme, të cilat siç e kemi dëshmuar edhe më herët, do t’i konsiderojmë e trajtojmë me kujdes të veçantë e seriozitet të plotë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Shtatorja e Skënderbeut në qendër të Lezhës, autoritetet e konsiderojnë të vonuar
Haradinaj premton ulje 20 për qind të çmimit të energjisë: Do t’i japim fund monopolit të mafisë energjetike
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Moti për pesë ditët e ardhshme
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Paga e ushtarakëve rritet me 23%
“Vetëm po na shan”, Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet