LAJMI I FUNDIT:

Dolën në bisedat e SkyEcc, në pranga ish-gjyqtarët e Elbasanit, arrest shtëpie për avokaten e Suel Çelës dhe masë për dy gazetarë

Dolën në bisedat e SkyEcc, në pranga ish-gjyqtarët e Elbasanit, arrest shtëpie për avokaten e Suel Çelës dhe masë për dy gazetarë

Një operacion blic i Prokuroria e Posaçme SPAK dhe Policisë së Shtetit me disa arrestime u zhvillua gjatë natës të së dielës dhe orëve të para të mëngjesit të ditës së hënë në qytetin e Elbasanit.

BalkanWeb mëson se është arrestuar ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndaj së cilës GJKKO caktoi më parë masën “arrest në shtëpi”, pasi emri i saj doli gjatë hetimeve për operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2”, për lidhje me grupet kriminale, operacion gjatë së cilit u lëshuan mbi 30 udhërarreste si dhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, Zihni Shahu.

Po ashtu, janë ushtruar kontrolle te banesa e ish-gjyqtarit Taulant Tafa. Masë arresti shtëpiak është dhënë edhe për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.


Detajet e operacionit

Ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu dyshohet se mund të ketë lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.

Ajo akuzohet për korrupsion, ndërsa dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të Vettingut. Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.

Gjithashtu, në pranga u vu edhe ish-kreu i Gjykatës së Elbasanit, Zihni Shahu, i cili dha dorëheqjen disa muaj pasi filloi procesi i Vettingut, në vitin 2020. Në vendimin e bërë publik 4 vjet më parë, KPK bëri të ditur se ndaj ish-gjyqtarit ndërpritej procesi i Vettingut, ndërsa Komisioni e sanksionoi që t’i ndalohej të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vjet. Pas operacionit të 31 korrikut të këtij viti ndaj organizatës Çopja, Shahu nuk kishte ndonjë masë sigurie, ndryshe nga Fetahu në “arrest shtëpie”, por duket se emri i tij ka dalë nga hetimet e thelluara të përgjimeve të dosjes SKY ECC. Edhe ish-kryegjyqtari i Elbasanit, akuzohet nga SPAK për dosjen e organizatës “Çopja” në Elbasan.

Burime për News24 bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në disa biznese të mëdha në Elbasan, si dhe në banesat e familjarëve të personave të implikuar në ngjarje të mëdha kriminale. Mes bizneseve të kontrolluara janë edhe ato të Suel Çelës i njohur edhe si Marjus Lulaj. Ai u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Gjithashtu, mësohet se nga ky operacion i SPAK, ka masë sigurie “detyrim paraqitje” edhe për dy gazetarët Artan Hoxha e Elton Qyno.

Kontroll në banesën e ish-gjyqtarit Taulant Tafa. Arrest shtëpie për avokaten e Suel Çelës
Burime për BalkanWeb dhe News24 bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle në disa biznese të mëdha në Elbasan, si dhe në banesat e familjarëve të personave të implikuar në ngjarje të mëdha kriminale. Kontrolle janë zhvilluar dhe në banesat e ish-gjyqtarëve Zihni Shahu (i arrestuar) e Taulant Tafa. Masë arresti shtëpiak është dhënë edhe për Blerina Beqirin, avokate e grupit të Suel Çelës.

Emrat e ish-gjyqtarëve dhe avokates dalin në SkyEcc, në përpjekje për të zbutur pozitën e një anëtari të grupit të Çelës. Në një moment shprehen “nuk dëgjon Tomi” për Tomorr Kullollin që më pas e përjashtojnë nga trupa gjyqësore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori