Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjini
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, morën pjesë sot në përurimin e nisjes së punimeve të projektit për modernizimin dhe përmirësimin e sistemit të ujitjes Radoniqi-Dukagjin.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se projekti ka vlerë 9.15 milionë euro edhe është i financuar nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Banka Botërore.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se ky projekt është dëshmi e rezultat i raportit të shëndoshë me partnerë tanë pasi që vetëm gjatë qeverisjes sonë, në sektorin e bujqësisë vlera e mbështetjes nga partneritetet ndërkombëtare është 51 milionë euro.
“Të investosh në rehabilitim dhe modernizim të strukturave të ujitjes do të thotë që 11,750 hektarëve të tokës bujqësore t’ua mundësosh rritjen e efikasitetit të menaxhimit të ujit. Njëherit përmes këtij projekti do të funksionalizohet sistemi i ujitjes Dukagjini, i cili aktualisht është jashtë përdorimit”, u shpreh Kurti.
Ai theksoi se në buxhetin e vitit 2025 që u miratua në Kuvend javën që shkoi, për fushën e bujqësisë janë paraparë 90 milionë euro, e që së bashku me projektet e financuara nga partner ndërkombëtarë kjo shifër e tejkalon vlerën e 100 milionë eurove. Ky është viti i dytë me radhë që bujqësia do të ketë buxhet vjetor mbi 100 milionë euro.
E krahas buxhetit meritor për bujqësinë, kryeministri veçoi se për bujqit dhe fermerët i kemi thjeshtësuar procedurat burokratike në procesin e aplikimit për programet mbështetëse, dhe si rezultat kemi bujq e fermerë të lumtur e të kënaqur, dhe falë punës së tyre e mbështetjes sonë vitin e kaluar sipërfaqja e përgjithshme e tokës së punuar është rritur për afër 50 për qind në krahasim me vitin 2019, viti i parë parapandemik.
Shefi për Bashkëpunim i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Johannes Madsenn Steinbaek, duke folur në emër të Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se ky projekt është i rëndësishëm si për Kosovën ashtu edhe për Bashkimin Evropian, sepse i përgjigjet disa prej sfidave kryesore me të cilat ballafaqohet sektori i bujqësisë në Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Ronaldo ka treguar se ku është ndjerë më bukur gjatë karrierës së tij dhe ka paralajmëruar një rikthim të mundshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?