LAJMI I FUNDIT:

Irani thotë se do të zhvillojë “bisedime për programin e diskutueshëm bërthamor” me tri fuqitë evropiane

Irani thotë se do të zhvillojë “bisedime për programin e diskutueshëm bërthamor” me tri fuqitë evropiane

Irani do të zhvillojë bisedime për programin e tij të diskutueshëm bërthamor me tri fuqitë evropiane më 29 nëntor, tha të dielën ministria e jashtme iraniane, disa ditë pasi mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së miratoi një rezolutë kundër Teheranit.

Irani reagoi ndaj një rezolute – të propozuar nga Britania, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara – shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, e cila raportoi për herë të parë se takimi do të zhvillohej të premten në Gjenevë, tha se qeveria e presidentit iranian Masoud Pezeshkian po kërkonte një zgjidhje për ngërçin bërthamor përpara inaugurimit në janar të Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.


E një zyrtar i lartë iranian konfirmoi se takimi do të zhvillohet të premten e ardhshme, duke shtuar: “Teherani ka besuar gjithmonë se çështja bërthamore duhet të zgjidhet përmes diplomacisë. Irani nuk është larguar kurrë nga bisedimet”.

Më vete, zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Esmaeil Baghaei tha më vonë se zëvendësministrat e jashtëm të Iranit dhe të tri vendeve evropiane do të merrnin pjesë në bisedime, të cilat ai tha se do të mbulonin çështjet rajonale si dhe dosjen bërthamore.

Në vitin 2018, administrata e atëhershme e Donald Trump doli nga pakti bërthamor i Iranit i vitit 2015 me gjashtë fuqitë e mëdha dhe rivendosi sanksione të ashpra ndaj Iranit, duke e shtyrë Teheranin të shkelte kufijtë bërthamorë të paktit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori