LAJMI I FUNDIT:

Syrin asnjëherë mos e shëroni vetë!

Syrin asnjëherë mos e shëroni vetë!
Prof. ass Afrim Shabani, dr. sci., oftalmolog

Është i pakuptimtë fakti se, shumë njerëz, nuk e vizitojnë oftalmologun asnjëherë për dhjetë vite. Disa të tjerë, për shkak të përcaktimit të dioptrisë dhe nevojës për të mbajtur syza, në vend të oftalmologut, vizitojnë teknikët e optikave dhe institucione të dyshimta ku nuk mund të shikohet fundusi i syrit dhe as të matet tensioni i syrit ose bëjnë blerjen e syzave në treg

Prof. Ass. Afrim Shabani, dr.sci.
Oftalmolog
Tel. 044 208 307

Për shkakun e lartpërmendur, është një rrezik i madh që të mos zbulohen sëmundjet e rënda të syrit, të cilat në fillim mund të mos kenë fare simptome (retinopatia diabetike, glaukoma). Këto sëmundje, në stadet përfundimtare, mund të shkaktojnë dëmtim të rëndë të syrit ose verbim të plotë.


Shumë njerëz të cilët nuk dinë të ruajnë sytë dhe janë të gatshëm që për një dhimbje shumë të vogël ose për një infeksion shumë të lehtë, pa konsultim me oftalmologun, shkojnë në barnatore dhe marrin pika për sy ose vendosin në sy ilaçe të ndryshme nga mjekët popullorë.

Pasojat mund të jenë të rënda dhe afatgjata. Sytë që të jenë të shëndoshë, duhet t’i ruajmë, duhet bërë kontrollet e rregullta, sepse vetëm mjeku përkatës mund të jap këshillat e nevojshme dhe të duhura.

Përcaktimin e dioptrisë nuk guxon ta bëjë personi jo përgjegjës, siç janë, teknikët e optikave (opticientët) ose dikush me një shkollim tjetër, por vetëm oftalmologu ose optometristi.

Mjekësia alternative

Problemi më i madh në shërimin e syve me mjekësi alternative është se nuk ekziston dëshmia shkencore për veprimin e atij bari. Për përdorimin e preparateve të tilla nuk ekziston ndonjë ligj i cili lejon përdorimin e tyre.

Për shumicën e preparateve, nuk dihen efektet apo veprimet anësore dhe sa janë toksike pas përdorimit afatgjatë. Te përdorimi i këtyre preparateve, njerëzit nuk kanë njohuri për raportin e dozës që marrin me përgjigjen e organizmit për këto preparate dhe këtu është, pikërisht, rreziku më i madh.

Vetëshërimi

Në praktikën tonë kemi hasur raste të tentimeve shumë të çuditshme të shërimit me rrugë natyrale.

Qumështi i gjirit të nënave që ushqejnë fëmijët: disa njerëz për shembull, te infeksionet e syve, përdorin qumështin e gjirit, i cili vetëm sa e përshpejton zhvillimin e infeksionit.
Alkooli: Kemi takuar edhe pacient të cilët kanë përdorur alkool në sy, i cili shkakton një lëndim të rënd kimik të syrit.
Kokërr sheqeri: kanë ekzistuar më parë gra të moshuara që kanë përdorur kokrrën e sheqerit për shërimin e syrit, por të cilat kanë shkaktuar lëndime të rënda të syrit dhe të pashërueshme.
Kamomili: shpëlarja me kamomil, nuk shkakton ndonjë rrezik drastik, por vet kamomili nuk ka ndonjë veprim të shprehur antibakterial dhe ndonjëherë mund të shkaktojë reaksion alergjik në sy.

Rreziku

Dhënia e barnave pa përshkrim të mjekut është një problem i madh në mjekësi në përgjithësi, ndërsa në oftalmologji në veçanti. Marrja e pikave për sy pa përshkrim të mjekut të syve, për dallim nga disa barna tjera, nuk shkaktojnë vdekje, por mund të shkaktojnë ndryshime të rënda dhe të pakthyeshme, si në sipërfaqen e syrit, ashtu edhe në tërë kokërdhokun e syrit.

Përdorimi afatgjatë i pikave mund të shkaktojë zgjerim të enëve të gjakut siç është proculina.

Shumë antibiotikë mund të shkaktojnë efekte të padëshirueshme prej atyre toksike për shkak të përmbajtjes së konzervansëve, ndryshime në sipërfaqen e syve, reaksion alergjik deri në shkatërrimin e florës normale të syve.

Më të rrezikshmet prej pikave të cilat mund të blihen pa përshkrimin e mjekut janë pikat me kombinim të kortikosteroidëve dhe antibiotikëve. Kemi pasur raste kur përdorimi jokritik i këtyre pikave në rastet me infeksion të syrit me herpes virus ose te erosionet e kornesë është shkaktuar perforim i kornesë. Në këtë rast përveçse mund të humbet të pamurit, mund të humbet syri edhe si organ.

Ndaloni lodhjen e syve
Lexo po ashtu Ndaloni lodhjen e syve

Në përdorim të pikave pa përshkrim të mjekut të syve, preferohet të përdoren lotët artificial dhe ata të cilët nuk përmbajnë konzervans. Edhe pse nuk kanë efekte anësore përdorimi afatgjatë i tyre kërkon kontrollet e rregullta te mjeku i syve.

Te njerëzit e shëndoshë, mbajtja e higjienës së syve, nënkupton larjen e shpeshtë të syve me ujë të pastër (ujë që rrjedh). /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori