LAJMI I FUNDIT:

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Babai i të miturit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit me viktimë Martin Canin ka dhënë një deklaratë për “Goca dhe Gra” në Top Channel.

Ai ka rrëfyer detaje të reja, të cilat sipas tij janë pjesë e dëshmisë së djalit që mbeti i plagosur, shok i Martin Canit.

Babai i 14-vjeçarit tha se nuk është vetëm një vrasës, por dy, teksa ky i fundit mbetet ende i lirë.


“Luisi për momentin është një fazë rikuperimi, por mbetet ende në intubacion. Luisi është goditur katër herë në trup, një gërvishje ka marrë në dorën e majtë. Katër herë është goditur nga dy persona. Nuk është një autor vrasës, por janë dy autorë vrasës. Dua ta denoncoj para medias suaj, personi i dytë me thikën më të vogël që ka goditur Luisin pas shpine, është K. B..

Kërkoj arrestim të shpejtë, sepse kam marrë vesh se ka marrë prindërit dhe do të largohet nga Shqipëria, ose është larguar. Kjo është deklaratë zyrtare nga policia. K. B. është lënë i lirë, por ai duhet të nxjerrë armën e krimit dhe të shkojë të dorëzohet vetë. Nëse nuk merren masa do të marrim ne në mënyrë private, siç e zgjidhën ata me fëmijët tanë”, tha babai i të plagosurit.

Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Lexo po ashtu Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë, një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”

E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre.

Ngjarja ndodhi pak metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, ku pas një sherri që dyshohet se kishte nisur disa ditë më parë, një 14-vjeçar, i arrestuar tashmë, ka goditur disa herë me thikë Martin Canin, plagë të cilat i morën jetën.

Pas ngjarjes, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa foto të autorit të dyshuar, i cili pozon “me krenari” pas krimit, teksa shfaqet i ulur në sediljen e pasme të një mjeti.

Në foto ai tregon edhe dorën e tij të gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.

Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori