LAJMI I FUNDIT:

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana Tahiri, një prej banoreve më të dashura të këtij edicioni të spektaklit “Big Brother VIP Kosova”, ka përfunduar papritur rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së famshme. E njohur për personalitetin e saj të ngrohtë dhe qasjen pozitive ndaj situatave, Diana u bë një prej favoriteve të publikut që nga nata e parë e spektaklit.

Largimi i saj erdhi të martën, për arsye familjare që u bënë publike gjatë javës së kaluar. Motra e saj kishte hyrë në shtëpi për t’i treguar për gjendjen e rënduar shëndetësore të babait të tyre, një situatë që preku thellë ndjekësit e saj dhe të gjithë spektatorët. Megjithatë, komentet e publikut ngritën edhe dyshime se hyrja e motrës mund të kishte një qëllim tjetër, duke iu referuar dinamikave të Dianës me banorin tjetër, Arionin.

Pas daljes nga shtëpia, Diana ndau mesazhin e saj të parë me ndjekësit përmes rrjeteve sociale, duke falënderuar të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim. Ajo e përshkroi eksperiencën në “BBVIP Kosova” si një ëndërr të bërë realitet dhe shprehu mirënjohje të madhe për përkrahjen që ka marrë nga publiku.


Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se Diana nuk përmendi aspak Arionin, personin me të cilin nisi një lidhje romantike brenda shtëpisë. Kjo mungesë referimi ka nxitur spekulime në rrjetet sociale mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre dhe nëse largimi i Dianës do të shënojë edhe fundin e këtij kapitulli.

Ky është shkrimi i plotë i publikuar nga Diana:

“Një muaj qëndrimi në Big Brother ka qenë padyshim një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë.

Pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova ka qenë një ëndërr prej shumë vitesh, një ëndërr të cilën nuk do ta kisha ndërprerë kurrë, po të mos ishte për shkak të familjes, dhe konkretisht, për shëndetin e personit më të shtrenjtë për mua… babait.

Falënderoj nga zemra produksionin e Big Brother VIP Kosova për mundësinë e dhënë për ta jetuar këtë ëndërr.

I kërkoj ndjesë publikut nëse ju kam zhgënjyer në ndonjë moment dhe shpresoj në mirëkuptimin tuaj për këto ditë, kur nuk kam pasur mundësi t’ju kthej përgjigje dhe t’ju shpreh mirënjohjen për dashurinë e pafundme që më keni dhuruar virtualisht!

Rrugëtimin tim në Big Brother VIP Kosova e ndërpreva, por jo qëllimin për të arritur synimet e mia në të ardhmen. Ju premtoj se do të
kthehem më e fortë se kurrë.

FALEMINDERIT PA FUND për mbështetjen e jashtëzakonshme që po më dhuroni. Jam pafundësisht mirënjohëse!

Me shumë dashuri,
Diana”. /Telegrafi/

Foto: Diana Tahiri/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin

Magazina
Kalo në kategori