LAJMI I FUNDIT:

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka folur në lansimin e Udhëzuesit për Matjen e Dënimit nga Gjykata Supreme ka thënë se dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale. Diplomati amerikan tha se raportet ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë ende shumë shpesh shqipton dënime të buta dhe jo-proporcionale.

“Dënimi është ndër fazat më të rëndësishme të drejtësisë penale dhe udhëzuesi i përgjithshëm do të ofrojë një kornizë të qartë për shqiptimin e dënimeve për shkeljet penale në Kosovë. Siç e dëgjuam, Kosova para 6 vitesh ka miratuar udhëzuesin e parë për matjen e dënimeve dhe zyrtarët e sistemit të drejtësisë së Kosovës vazhdojnë të jenë shembull për vendet e rajonit. Ky është vetëm hapi i parë, sepse siç e dini e gjithë puna e vështirë fillon tani. Duhet të bëhet gjithë ajo punë që ky udhëzues të jetë real dhe të hyjë në fuqi, sepse raporte ndërkombëtare dhe vendore tregojnë se sistemi i drejtësisë në Kosovë ende shumë shpesh shqipton dënime të buta apo jo proporcionale, duke theksuar nevojën urgjente që ky udhëzues të zbatohet plotësisht”, ka theksuar Hovenier.

Hovenier tha se drejtësia është e drejtë vetëm kur është e drejtë.


Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
Lexo po ashtu Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

“Me zbatimin e këtij udhëzimi ju i tregoni publikut se vendimet tuaja bazohen në standarde dhe praktikat më të mira në drejtësi. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë pasur një proces të ngjashëm. Vazhdojmë të mësojmë nga ky proces, asnjë shtet nuk e bën siç duhet, por përdorimi i udhëzuesit në SHBA ka pasur sfidat e veta, por ka zvogëluar mospërputhjet e padrejta ndërmjet juridiksioneve, ka krijuar një sistem më të qëndrueshëm që balancon diskrecionin gjyqësor me llogaridhënien”, tha ai.

Ambasadori amerikan ka ripërsëritur përkrahjen e Shteteve të Bashkuara karshi Kosovës.

“Prej pavarësisë dhe para pavarësisë Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar krah jush. Do të vazhdojmë të jemi krah jush”, shtoi Hovenier.

Ndërkohë kreu i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi tha se po shënohet një nga momentet më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë.

“Ky dokument është rezultat i një pune të gjatë, reflekton angazhimin tonë për të siguruar një drejtësi të konsoliduar dhe një praktikë unifikuese në përputhje me praktikat e legjislacionit në fuqi”.

Ai tha se udhëzuesi i tanishëm për dallim prej atij të 2018-s ofron sqarime specifike për pothuajse secilin kapitull të Kodit Penal.

“Problemet aktuale në matjen e dënimit për veprat e njëjta penale qoftë brenda të së njëjtës gjykatë apo në gjykata të ndryshme kanë pasoja të mëdha pasi ato po ndikojnë në besimin e qytetarëve lidhur në paanshmërinë dhe profesionalizimin e gjyqësorit, duke ndikuar kështu në imazhin e sistemit të drejtësisë”, tha Rexhepi duke shtuar se ky udhëzues jo vetëm që synon forcimin e sundimit të ligjit por edhe rritjen e besimit të qytetarëve dhe ndjenjës së sigurisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori