LAJMI I FUNDIT:

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni, një nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, është vendosur përballë një pyetjeje të ndjeshme nga publiku, e cila dukej se e vuri disi në siklet.

Pyetja kishte të bënte me një nga temat më të diskutueshme të javës: largimin e Dianës nga shtëpia dhe arsyet që mund të qëndrojnë pas këtij vendimi.

Një nga ndjekësit pyeti nëse largimi i Dianës mund të ketë ardhur si pasojë e mosmiratimit nga familja e saj për marrëdhënien e saj të mundshme me Arionin. Ai e përjashtoi këtë mundësi duke thënë se nuk mendon se kjo ka qenë arsyeja, por shtoi se gjithçka do të sqarohet kur të dalin jashtë.


“Nuk mendoj që kjo është arsyeja, por jashtë do të kuptojmë më mirë çfarë ka ndodhur”, tha ai.

Arioni gjithashtu theksoi se gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, ka pasur vetëm dashuri dhe respekt për Dianën dhe shprehu keqardhjen nëse ndonjë veprim i tij është perceptuar ndryshe nga të tjerët.

“Kam pasur vetëm dashuri për të. Nëse e kanë perceptuar ndryshe, më vjen shumë keq,” shtoi ai, duke e lënë të hapur mundësinë për një sqarim të plotë jashtë mureve të shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. /Telegrafi/