LAJMI I FUNDIT:

Dikur ka qenë i varur nga alkooli, por Denzel Washington tregon se ka 10 vite që nuk konsumon

Dikur ka qenë i varur nga alkooli, por Denzel Washington tregon se ka 10 vite që nuk konsumon
Denzel Washington

Denzel Washington vendosi të flasë publikisht për luftën e tij me alkoolin, duke theksuar se konsumimi i tepërt ia ‘shkatërroi trupin’.

Në një intervistë për Esquire teksa promovonte filmin “Gladiator II”, ai zbuloi detaje po ashtu për dashurinë e tij për verërat e shtrenjta.

Denzel deklaroi se problemet me alkoolin nisën në vitin 1999 kur ndërtoi një bodrum vere me 10 mijë shishe në shtëpi dhe filloi të pinte gjithnjë e më shumë.


Denzel Washington

Sipas tij, ai telefononte çdo dyqan pijesh alkoolike në Los Angeles dhe çdo herë porosiste dy shishe verë. Gruaja e tij Pauletta e pyeti pse vetëm dy, ‘ai u përgjigj se do të pinte më shumë gjatë ditës nëse do të porosiste më shumë’.

Të gjitha lajmet nga Denzel Washington
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Denzel Washington

Washingtoni sqaroi se nuk pinte gjatë xhirimeve, por vendosi që të pinte për tre muaj rresht, pastaj të kthjellohej dhe të bënte filmin. Ai funksionoi në këtë mënyrë për 15 vjet dhe i bëri shumë dëme trupit. Gjithashtu pranoi se përdorte drogë, por nuk u var kurrë.

Me krenari theksoi se në dhjetor do të festojë dhjetë vjet që ka qenë esëll dhe nuk ka pirë asnjë pikë alkool.

Aktori i njohur së fundmi zbuloi se kur ka në plan të tërhiqet plotësisht nga bota e aktrimit. Ai tha se pas filmit “Gladiator II” do të luajë edhe disa role në projekte të reja. /Telegrafi/