LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -1° cloudy

Klubi “Rotary” në Ferizaj përkujton viktimat në trafik, kërkohet vetëdijesim nga shoferët

Klubi  “Rotary” në Ferizaj përkujton viktimat në trafik, kërkohet vetëdijesim nga shoferët

Klubi “Rotary” në Ferizaj që përbëhej prej disa anëtarëve, prej vitesh vazhdojnë të merren me trajtimin e ngjarjeve dhe temave në arsim dhe shëndetësi, ndërkohë së fundi kanë nisur të organizojnë ligjërata edhe për trajtimin e temave të aksidenteve në komunikacion dhe përkujtimin e viktimave në këto aksidente.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës të cilat i ka siguruar telegrafi, gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2024 në Kosovë kanë vdekur gjithsejtë 82 persona në aksidente, ndërkaq janë lënduar 12 mijë e 836 persona. Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsejtë 618 mijë e 866 tiketa për kundërvajtësit në komunikacion.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2023 gjithsejtë 88 persona kanë vdekur në aksidente, ndërkaq janë lënduar gjithsejtë 14 mijë e 110 persona dhe ishin shqiptuar 541 mijë e 758 tiketa kundërvajtëse në komunikacion.


Liridon Shahini, Kryetar i Klubit “Rotary” në Ferizaj, që njëherësh është inxhinier i Komunikacionit rrugor, ka thënë për telegrafin se ligjëratat e tilla do të zgjerohen edhe nëpër institucione dhe me qytetar, me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të aksidenteve në komunikacion.

Ai ka thënë se ligjërata është organizu në javë e përkujtimit të viktimave në trafik që mbahet në gjithë Evropën në javën e tretë të muajit nëntor.

“Ligjërata me temën “Përkujtimi i Viktimave në Trafik”,  ka për qëllim të nderojmë kujtimin e jetëve të humbura në aksidentet rrugore dhe të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e sigurisë rrugore. Ligjeratat përfshijnë prezantime nga ekspertë të fushës së trafikut dhe sigurisë rrugore dhe diskutime mbi faktorët që kontribuojnë në aksidentet rrugore dhe masat parandaluese”, ka thënë Shahini.

Sipas Shahinit, faktorët që shkaktojnë aksidente janë: faktori njëri, faktori mjedisor dhe faktori automjet.

“Aksidentet në Kosovë, ndodhin për shkak të mos mbajtjes së distancës së sigurisë mes automjeteve, manipulimi i sigurt me automjete, mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës, mos respektimi i përparësisë së kalimit, kyçja e sigurt në rrugë, radhitje e pa rregullt apo ndërrim i shiritave, kthim- rrotullimi – lëvizje prapa dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes”, ka thënë Shahini.

Ndërkaq Brahim Shatrolli Nga drejtoria rajonale e Policisë në Ferizaj, ka thënë se masat parandaluese për të reduktuar aksidentet në komunikacion përfshijnë një sërë veprimesh që synojnë të rrisin sigurinë e pjesëmarrësve në rrugë, andaj disa prej tyre janë: Edukimi dhe ndërgjegjësimi, organizimi i fushatave për edukimin e shoferëve, këmbësorëve dhe çiklistëve mbi sigurinë rrugore. Pastaj, përfshirja e edukatës prë siguri rrugore në kurrikulat shkollore, ndërgjegjësimi për rreziqet e shpejtësisë së tepërt, alkoolit dhe përdorimit të telefonit gjatë drejtimit.

“Masat parandaluese të aksidenteve janë: Përmirësimi i infrastrukturës rrugore, vendosja e sinjalistikës së qartë dhe mirëmbajtja e saj, ndërtimi i rrugëve më të sigurta në korsitë e duhura për këmbësorët dhe çiklistët, instalimi i barrierave mbrojtëse në zona të rrezikut dhe përmirësimi i ndriçimit në rrugët kryesore dhe ato dytësore”, ka thënë midis të tjerash Shatrolli.

Ai ka treguar edhe për disa masa të tjera parandaluese që janë: Kontrollimi dhe monitorimi, përdorimi i kamerave të sigurisë për të monitoruar shkeljet e rregullave të qarkullimit, rritja e kontrolleve të policisë për të parandaluar drejtimin në gjendje të dehur ose pa licencë dhe vendosja e radarëve për kontrollimin e shpejtësisë.

Kujtojmë se klubi “Rotary Club” është një organizatë ndërkombëtare e shërbimit vullnetar që bashkon njerëz të profesioneve të ndryshme për të ndihmuar komunitetet dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës në nivel global.  Ajo u themelua në vitin 1905 nga avokati Paul Harris. Ajo është themelu në Chokago të SHBA-së dhe është e shtrir në gjithë botën, ndërkaq në Kosove janë 17 klube. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Kalo në kategori