LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj -1° partlycloudy_night

Persona me diagnozë “Tetraplegjik dhe Distrofi” në Ferizaj kërkojnë asistent nga shteti

Persona me diagnozë “Tetraplegjik dhe Distrofi” në Ferizaj kërkojnë asistent nga shteti

Dhjetëra persona me aftësi të kufizuar (Tetraplegjik dhe Distrofi) në Ferizaj prej vitesh përballen me mungesë të asistentëve. Por ka edhe të tillë që janë të aftë dhe mund të lëvizin, por e gëzojnë të drejtën për asistent. Kjo çështje ka nxitur reagimet e pacientëve por edhe të shoqatës “Hendifer” e cila merret me trajtimin e personave të tillë.

Komisioni për verifikim në skemën pensionale në kuadër të Ministrisë për Ministrisë së Mirëqenies Sociale sipas drejtuesve të organizatës “Hendifer”, kanë dështuar në vlerësimin e sëmundjeve te personat “Tetraplegjik dhe Distrofi”

Fazile Bungu, drejtoreshë në “Hendifer” ka thënë për telegrafin, se ky komision brenda dy ore i kontrollon mbi 200 pacient me aftësi të kufizuar.


“Është shqetësuese se komisioni në vazhdimësi nuk e ka bërë vlerësimin e duhur për këtë kategori sepse kemi raste kur lëvizë në këmbë dhe e gëzon të drejtën e asistentit, kurse kemi persona të tjerë në karrocë por nuk e gëzojnë të drejtën e asistentit. Prandaj e themi këtë sepse ai që ka të afërm apo lidhje të ndryshme po i realizon të drejtat kurse pjesa tjetër po mbesin pa asistent dhe në kushte të rënda të jetesës”, ka thënë Bungu, duke kërkuar që kërkesat e kësaj shoqate të merren parasysh nga organet kompetente në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Agron Rrahmanin person me aftësi të kufizuar (Tetraplegjik), ka thënë për Telegrafin se aktualisht i merr vetëm 150 euro nga shteti, ndërkohë tre vjet më parë nga kategoria e parë , komisioni e ka vendosur në kategorinë e dytë dhe ua ka ndaluar të drejtën për asistent.

Ai thotë se po përballet me shumë vështirësi shkaku i mungesës së asistentit dhe shkaku i mungesës së përkrahjes financiare nga shteti.

“Kur pata shku para komisionit më pati thënë të lëvizin duart dhe nuk e gëzon të drejtën e asistentit, por ne dimë persona që i lëvizin duart dhe e marrin këtë ndihmë. Unë e kam edhe bashkëshorten me aftësi të kufizuar. Kam qenë në gjykatë para 3 vjetëve por nuk kam marrë përgjigje. Pra nuk ka drejtësi këtu, jemi të zhgënjyer sepse po na shkelen të drejtat tona nga shteti”, ka thënë Rrahmani.

Edhe Enver Ibrahimi person me aftësi të Kufizuar (Tetraplegjik) në Ferizaj, ka thën[ për Telegrafin se komisioni në ministrinë e Mirëqenies Sociale e kanë vendosur në kategorinë e dytë dhe ua kanë ndalë të ardhurat për asistent.

“Përkujdesja na mungon dhe me këto të ardhme aq shumë të vogla që jemi nuk mundem t’i kryejmë as obligimet e rrymës, ujit, mbeturinat e të tjera. Dy vjet më parë kam bërë kërkesë në gjykatë dhe jam intervistuar, ndërkohë ka vendos në favorin tim, por komisioni nuk e ka shqyrtuar atë dhe prapë kam mbetur në kategorinë e dytë pa asistent. Kërkojmë nga institucionet përkatëse t’i shqyrtojnë kërkesat tona sepse kemi nevojë për asistent dhe për të ardhura shtesë sepse me 150 euro nuk po mundem me ia dalë me gjithë këto shpenzime e me gjithë këtë rritje të produkteve”, ka thënë Ibrahimi.

Në anën tjetër, Ministria e Mirëqenies Sociale nuk u është përgjigjur pyetjeve të telegrafit, lidhur me shqetësimet e personave me aftësi të kufizuar në Ferizaj. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Kalo në kategori