LAJMI I FUNDIT:

Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia

Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia
Albërie Hadërgjonaj (Foto: Alketa Vejsiu/YouTube)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albërie Hadërgjonaj, ka shpalosur një rrëfim shumë prekës dhe emocional në podcastin e Alketa Vejsiu.

Albëria ka folur hapur për një periudhë të vështirë të jetës së saj, kur dashuria e saj e jetës, Mentori, ndodhej në burg. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një pjesë të jetës, që nuk është aspak e lehtë, dhe ka zbuluar përmes fjalëve të saj sa shumë ka vuajtur për dashurinë e tij.

“Kur rritesh, e kupton se nuk të jepet e njëjta monedhë. Mua nuk mu kthye”, ka thënë Albëria, duke u shprehur se ka dashur ish-burrin e saj më shumë se gjithçka në jetë. Ajo ka treguar se përpjekjet e saj për ta mbajtur lidhjen gjallë gjatë periudhës kur ai ndodhej në burg ishin të pafundme, por zemra e saj u thye kur ai e tradhtoi prapa grilave.


Albërie Hadërgjonaj (Foto: Alketa Vejsiu/YouTube)

Në një moment të thellë emocional, Albëria ka shpjeguar se tradhtia e Mentorit ishte ajo që i mori çdo forcë dhe e bëri atë të kuptojë se ndonjëherë fjalët e mëdha nuk janë të vërteta. “Të jesh atje për dikë dhe të japësh gjithçka, dhe ai të kthehet mbrapsht me tradhti, është e pamundur ta përballosh”, tha ajo, duke shtuar se kjo përvojë e bëri të humbiste gjithçka, duke shënuar një moment të rënda për të.

“Nuk di si ta personifikoj atë djalë. Ai është njëri shumë i mirë por me mua ishte nuk ishte ashtu siç isha unë me atë. Tadhtia në burg mua m’i preu krahët sepse ishtë shumë e lodhshme si eksperiencë”, tha interpretuesja e hitit “Jeta s’është lodër”.

Albëria ka zbuluar gjithashtu se gjatë kësaj periudhe, ajo ishte shumë e dobët dhe u lodh nga të gjitha përpjekjet për të mbajtur marrëdhënien. “U lodha, isha bërë 40 kile pas tij”, ka theksuar ajo, duke shpjeguar se ishte një periudhë shumë e vështirë për të, ku ajo ndiente se po jepte gjithçka për dikë që nuk e vlerësonte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Adriana Matoshi flet për lidhjen e shumëpërfolur me ish-të dashurin afrikan: Jam kënaqur në atë periudhë, kam përjetuar një dashuri të jashtëzakonshme

Adriana Matoshi flet për lidhjen e shumëpërfolur me ish-të dashurin afrikan: Jam kënaqur në atë periudhë, kam përjetuar një dashuri të jashtëzakonshme

Magazina
Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia

Albërie Hadërgjonaj rrëfen mes emocionesh: Burri më tradhtoi në burg, u bëra 40 kile nga mërzia

Magazina
Edi tregon se si i humbi 50 mijë euro për ditëlindje në Pejë

Edi tregon se si i humbi 50 mijë euro për ditëlindje në Pejë

Magazina
Largimi i diskutueshëm i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë se biseda telefonike me babanë do të zbardhet të premten

Largimi i diskutueshëm i Dianës nga shtëpia, Alaudini thotë se biseda telefonike me babanë do të zbardhet të premten

Magazina
Liam Payne varroset sot në Angli

Liam Payne varroset sot në Angli

Magazina
Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje

Jonida Maliqi prezanton këngën e re për “Kënga Magjike”, por merr vëmendje ndryshimi që ka bërë në dukje

Magazina
Kalo në kategori