LAJMI I FUNDIT:

E shqetësuar për familjen, Anisa Veseli shpërthen në lot pas spektaklit të Big Brother

E shqetësuar për familjen, Anisa Veseli shpërthen në lot pas spektaklit të Big Brother
Foto: Screenshot/Facebook

Banorja më e re e shtëpisë më të famshme në vend, Anisa Veseli, mbrëmë (e hënë) ka shpërthyer në vaj pas spektaklit.

Teksa qëndronte në oborr, ajo është përlotur për familjen e saj dhe afër në ato momente po i qëndronte Eduart Kuqi.

Ky i fundit e këshillonte në vazhdimësi që ta përjetojë këtë rrugëtim ashtu si e ndjen dhe të mos shqetësohet pasi familja është mirë.


Foto: Screenshot/Instagram

“Jam shumë krenare me prindërit e mi se çfarë kanë hequr me mua, nuk e kam fjalën për gjëra kështu, për të tjera”, u shpreh ajo.

Ngjalli shumë dyshime - a i dha motra mesazh Dianës përmes një faculete?
Lexo po ashtu Ngjalli shumë dyshime - a i dha motra mesazh Dianës përmes një faculete?

Siç shihet, bukuroshja është e shqetësuar për motrën pasi për një problem të saj ka diskutuar në fillim edhe me banorët e tjerë.

Foto: Screenshot/Instagram

Këngëtarja ka pak ditë që iu bashkua shtëpisë bashkë me Edin dhe Paul Morinën.

Që në fillim, Anisa ka pasur disa debate dhe nuk ka përtuar të merret me të tjerët. /Telegrafi/