LAJMI I FUNDIT:

Diana Tahiri rrëfen linjën e jetës – nga aksidenti me makinë që iu desh të kryente 16 operacione e deri te ëndrra që ka

Diana Tahiri rrëfen linjën e jetës – nga aksidenti me makinë që iu desh të kryente 16 operacione e deri te ëndrra që ka
Foto: Screenshot/YouTube

Banorja e Big Brother, Diana Tahiri, ka rrëfyer linjën e saj të jetës në shtëpinë e famshme.

Ajo ka treguar se në vitin 2015 ka përjetuar një aksident të tmerrshëm me makinë, nga i cili iu desh të kryente 16 operacione.

E njëjta tha se kjo ia ndërroi komplet jetën pasi nuk mundi as të ecte dhe i mori shumë kohë që të rikuperohej.


Foto: Screenshot/YouTube

E veç kësaj, Diana ka folur edhe për lidhjen e ngushtë që ka me familjarët e saj, sidomos babanë e motrën.

Rrëfimi i plotë i Dianës:

“Aksidenti më ka lënë pak si keq, thuajse një vit kam ndenjur në spital dhe tri vjet derisa kam mundur të zgjohem në këmbë dhe të jetoj jetën si e kam jetuar. Babanë e kam pikë të dobët, bebe e lumtur me familje të madhe.

Shkuam në Norvegji, i kemi marrë letrat dhe aty ka filluar jeta ime. Si fëmijë kam qenë e qetë.

E kam pasur të vështirë atë pjesën e jetës. Si e vogël u dasht të ballafaqohem me dy kultura, kulturën e familjes time dhe të Norvegjisë. Për mua ka qenë shumë e ëvshtirë. Jam rritur me prindër më strikt. Përplasje ka pasur, ka qenë një moment ku unë e kam dashur një djalë ku e kam dashur një djalë, 12 vjet ndoshta i kam pasur. Reagimi nuk ka qenë i mirë, por me kohën jemi kuptuar.

Me familje e kam një relacion shumë të veçantë edhe shumë të mirë, sidomos me babanë. Jam e vogla e shtëpisë. Krejt familja më mbështesin për gjithçka. Babanë e kam pikë të dobët. Ndoshta në momentet më të vështira të jetës së tij, unë jam larg.

I kam jo vetëm prindër, babanë e kam shumë shok, edhe mamin shumë shoqe. Jam shumë me fat që këta dy janë prindërit e mi. I kam tri persona të caktuar, babi, motra dhe çika e motrës. Aurora për mua është gëzimi më i madh që e kam në jetë.

Shpesh i them motrës se di si do të dua fëmijën tim më shumë se çikën e saj. Aksidenti ka qenë në fund të verës 2015, më janë dasht 16 operacione me i përballu, thuajse një vit kam ndenjur në spital, tri vjet derisa jam zgjuar në këmbë dhe me jetu jetën siç e kam jetuar. E kam pasur familjen afër meje gjithë kohën. Aksidenti më ka ndryshuar në shumë mënyra. Kur ka ndodhur, më është dashur të ballafaqohem shumë me ankth dhe depresion se nuk kisha mundësi me ec një kohë shumë të gjatë, më ka ndryshuar për të mirë. Jam shumë më e fortë kur mendoj çfarë kam përjetuar.

Nuk i kam përfunduar operacionet, thjesht nuk jam duke i përballuar. Më është dashur ta ndryshoj jetën, me ec prej fillimit, me i kuptu gjërat që janë të rëndësishme për mua.

Ëndrra ime është me qenë e lumtur. Me pas familjen time, një punë të rehatshme dhe kaq”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë

U largua nga Big Brother, por Xheneta kthehet sërish me biletë

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Motra e befason Dianën në spektakël - i kërkon të dalë nga Big Brother për shkak të gjendjes shëndetësore të babait

Motra e befason Dianën në spektakël - i kërkon të dalë nga Big Brother për shkak të gjendjes shëndetësore të babait

Magazina
Xheneta Fetahu eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Xheneta Fetahu eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Magazina
Diana Tahiri rrëfen linjën e jetës - nga aksidenti me makinë që iu desh të kryente 16 operacione e deri te ëndrra që ka

Diana Tahiri rrëfen linjën e jetës - nga aksidenti me makinë që iu desh të kryente 16 operacione e deri te ëndrra që ka

Magazina
Teuta Selimi ndahet nga burri?

Teuta Selimi ndahet nga burri?

Magazina
Kalo në kategori