LAJMI I FUNDIT:

Ngritet kallëzim penal ndaj 25 nëpunësve në MPB-Maqedoni

Ngritet kallëzim penal ndaj 25 nëpunësve në MPB-Maqedoni

Është ngritur kallëzim penal kundër 25 nëpunësve në Ministrinë e Punëve të Brendshme për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale “punë e pandërgjegjshme”.

Nga MPB-ja njoftojnë se të denoncuarit S.I., M.K., B.G., R.A., R.Ç., D.J., Z.V., I.I., N.Z., G.A., I.N., J.N., I.M., D.C., E.V., A.Sh., N.P. dhe B.B. në rolin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për shqyrtim dhe aprovim të propozimeve për kërkesat e parashtruara për dhënien e miratimit për blerjen e armëve në SPB Shkup, SPB Kumanovë dhe SPB Manastir, gjatë periudhës kohore 2021 deri në vitin 2024 dhe kundërligjshëm kanë vepruar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve zyrtare të tyre në mënyrë që gjatë veprimit në kërkesën për dhënien e miratimit për blerjen e armëve.

“Kanë dhënë mendim pozitiv për dhënien e miratimit për blerje të armëve me propozim e dorëzuar deri te Komisioni për revizion të vënies së kërkesave pozitive për dhënien e miratimit për blerjen e armëve, në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të armëve”, thonë mes tjerash nga MPB-ja.


Më tej bëhet e ditur se i denoncuari V.K, O.Ll.,A.O., S.A. dhe Gj.K, në rolin e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit për revizion të vendimeve për kërkesa pozitive për dhënien miratimin e blerjes së armëve nuk kanë kryer revizion të duhur në përmbajtjen e vendimeve pozitive dhe në vend se lëndët t’i hedhin poshtë apo t’i kthejnë pas për shqyrtim, për shkak të moskompletimit, kanë sjell vendim pozitiv dhe kanë mundësuar që kërkuesit të marrin pëlqim për blerje të armëve në kundërshtim me Ligjin për armë.

“Gjatë kryerjes së revizionit kanë vepruar në mënyrë jo të duhur dhe në mënyrë selektive, kurse në 5470 lëndë aspak nuk kanë vepruar dhe nuk kanë sjell vendim me çka kanë kontribuar që të vjetërsohen”, thuhet më tej në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se i denoncuari Xh.A., ndihmës i ministrit dhe Ll.P.M, shefe e sektorit për armë dhe anëtar i Komisionit për revizion, kanë lëshuar mbikëqyrjen e obliguar dhe kanë mundësuar që të blihen armë në mënyrë të kundërligjshme.

Nga MPB-ja bëhet e ditur se “15 të punësuarve u është shqiptuar masa e prishjes së kontratës për punë”./TV21/