Mbrëmë për të nëntin vit radhazi u mbajt Ballo Shqiptare ku promovohen veshjet dhe traditat shqiptare
Në këtë edicion gazetarja e njohur Behare Bajraktari risolli në vëmendje xhubletën shekullore të Dukagjinit, e veshur nga gratë ndër breza.
Kjo veshje ishte më e veçanta si për nga rëndësia, por edhe për nga stili dhe kombinimet që ka veshur Beharja.
Xhubleta është një veshje tradicionale e grave shqiptare, kryesisht e përdorur në viset malore të veriut të Shqipërisë e malësi të Kosovës.
Xhubleta e veshur nga Beharja, përbëhet nga një fund me formë harkore, i krijuar nga rripa të ngushtë leshi, të cilët janë thurur me dorë dhe zbukuruar me ornamente komplekse gjeometrike dhe simbolike, transmeton Telegrafi.
Kjo xhubletë ruhet nga krijuesja e veshjeve tradicionale Tolinda Gojani-Asani, njëra ndër gratë më të veçanta në ruajtjen e vlerave dhe traditës përmes veshjeve.
Xhubleta është e veçantë për ndërtimin e saj spiralor, i cili simbolizon ciklin e jetës dhe lidhjen me natyrën, e kujt më shumë do t’i përshtatej më shumë se sa vetë themelueses së Gazetarisë së Gjelbër, Behare Bajraktari, e cila e ka të lidhur jetën dhe profesionin me natyrën.
Kjo veshje e veçantë që u promovua mbrëmë dhe e cila e mori gjithë vëmendjen u shpalos nga një arkë pas 90 viteve nga zona e thellë e Dukagjinit. Në formë kambane e valëzuar poshtë, e qëndisur me motive gjeometrike, antropomorfe, zoomorfe, me një këmishë të bardhë me motive kozmike, me xhaketë e përparëse nga kadifja e zezë, kapicë të bardhë të qëndisur me figurat kozmike diell e hënë, me shami të bardhë të nuses, kjo xhubletë, përcjellë një jetë të tërë me artin e figurës së spirales, në pjesën e pasme, që paraqet ciklin e jetës.
Rëndësia e xhubletës qëndron në faktin se ajo është jo vetëm një element i trashëgimisë materiale, por edhe shpirtërore të shqiptarëve. Ajo pasqyron identitetin kombëtar, statusin shoqëror dhe rolin e grave në komunitetin tradicional. Përmes motiveve të saj të pasura, xhubleta ruan histori, tradita dhe simbole që datojnë që nga epokat e lashta.
Në ditët e sotme, xhubleta është njohur si një thesar kulturor dhe është pjesë e listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, duke theksuar rëndësinë e saj ndërkombëtare.
Është një mozaik i larmishëm motivesh, me ngjyra shumë e shenja te ndryshme simbolike, që pasqyrojnë një jetë të tërë përmes një psikologjie botëkuptimesh të ndryshme të qëndisura me mjeshtri e dashuri.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori
Si të ruani siç duhet higjienën e vagjinës: Nuk mjafton vetëm uji i thjeshtë
Harrojeni leopardin! Tre printe elegante kafshësh që do ju fiksojnë
Xhubleta e Behares, veshja më e bukur dhe e veçantë në Ballon Shqiptare
Luksi i qetë nuk ndalet dhe këtë e vërteton edhe dalja e fundit e Victoria Beckham-it në publik
Ivanka Trump zbuloi rutinën e fitnesit me të cilin arriti në formë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian