Para Kuvendit të Kosovës sot është mbajtur protestë për punëtoret teknike të këtij institucioni, të cilat janë në grevë tash e shtatë javë. Përveç kërkesës për rritje të pagës, tashmë ato po kërkojnë edhe qasjen në vendin e punës.
As ditën e premte e as sot, punëtoret teknike nuk u lejuan të hyjnë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Ndonëse, iu ishte thënë që sot del lista që do të përcaktojë se cilat prej tyre do të vazhdojnë punën, ndërkohë janë sjellë punëtore të reja nga kompania e kontraktuar për këto shërbime.
Me pankartat “Mos i zëvendësoni punëtoret”, “Mos i ndëshkoni grevistet”, “Schafberger shtyp punëtorët, Kuvendi e lejon”, aktivistët e Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e përkrahën këtë protestë.
Përfaqësuesja e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës, Nazife Krasniqi tha se sot nuk janë lejuar të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.
“Të premten kemi ardhur këtu si gjithherë, të enjten ka përfunduar kontrata jonë e punës, që dy muaj e dy javë jemi në grevë kur kemi ardhur të premten nuk na është lejuar të hyjmë brenda.. Na kanë thënë të hënën del lista se kush ka me hy ne kemi ardhur sot as nuk kemi parë listë se kush ka me hy e kush nuk ka me hy. Kemi ardhur po presim grevën nuk e ndërpresim”, u shpreh ajo.
Përfaqësuesja e punëtoreve teknike të Kuvendit të Kosovës, Nazife Krasniqi e ka quajtur të papranueshëm faktin e zëvendësimit të tyre me punëtore tjera që po kryejnë shërbime brenda Kuvendit të Kosovës.
“Nuk e di se çfarë veprime marrim me ato merret tjetër kush me veprime të tjera, ne jemi të vendosura dhe do të qëndrojmë derisa të na bëhet zgjidhja derisa sa të hyjmë në vendet e punës për të punuar ku kemi qenë atë zgjidhje ne e kërkojmë me punua…është rritur paga ne kemi kërkuar dy muaj me u rrit paga në atë moment që është rritur paga, neve nuk na është lejuar te hyjmë brenda ajo është ekstrem kemi kërkuar dy muaj rritje pagash tash është ardhur tjetër kush po i gëzon pagat tona ajo është e papranueshme”, tha ajo.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi u shpreh se greva e këtyre punëtoreve teknike do të vazhdoj, ndërsa paralajmëroi edhe ngritje të padisë për kompaninë që i ka në përgjegjësi këto punëtore.
“Greva vazhdon, vazhdon procedura ligjore. Kemi ardhur nga ora 08:00. Tani e tutje do të vijnë nga ora 07:00 në konsultim me të gjitha institucionet shtetërore, ato të cilat janë të thirrura ta respektojnë ligjin sot kemi marrë mbështetje ligjore që greva jonë është e ligjshme dhe veprimet që po i bënë Kuvendi dhe kompania janë të paligjshme dhe ne normalisht do të vazhdojmë në dy rrjedha, normal grevën dhe padinë në gjyq.
Por, iu garantoj këto punëtore për asnjë moment nuk kanë me humb asnjë cent nga puna që po e bëjnë por kjo kompani e cila me shtyrjen e disa individëve nga brenda sepse problemi nuk është me këta punëtorë a thua ne bëmë 2 muaj e gjysmë grevë për t’i simuluar të tjerët jo kjo po bëhet për t’i simuluar të tjerët”, theksoi ai.
Ndërsa, aktivistja, Liridona Sijarina u shpreh se veprimet karshi këtyre punëtoreve teknike është përbuzje dhe shkelje e dinjitetit të tyre.
“Të premten grave iu ka thënë që të hënën kanë me dal lista dhe ato kanë me marr vesh se kush mbetet në punë e kush jo, megjithatë u bë ora 1 e sa dhe gratë nuk kanë marr asnjë përgjigje prej Kuvendit. Kjo përveçse shkelje e të drejtave dhe dinjitetit të tyre është një përbuzje të cilën ne nuk duhet me e lejua me ndodh”, tha ajo.
E pas një takimi që zhvilluan kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi bashkë me përfaqësuesen e punëtoreve teknike, Nazife Krasniqi me përfaqësues të Kuvendit të cilët nuk u bënë të ditur për medie, Azemi tha se nga ky takim edhe Kuvendi i Kosovës iu jep të drejtën punëtoreve teknike për grevën që po e mbajnë.
Azemi tha se nga kompania po kërkojnë kthimin e të gjitha punëtoreve në vendin e punës si dhe kompensimet për dëmet shëndetësore të shkaktuara për shkak të grevës. /Kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mickoski për ish luftëtarët e UÇK-së: Kushdo që nuk i ka shkelur ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë është i mirëpritur
Sela: Sot shqip u godit gjuha shqipe dhe përpjekja për barazi të saj me gjuhën maqedonase
Peci reagon ndaj akuzave për subvencione në bujqësi: Nuk kam ushtruar asnjë ndikim, procesi i bazuar në meritokraci
Senatori Blumenthal i shkruan Blinkenit: SHBA-ja t'i mbajë sytë kah Kosova sepse rrezikohet nga Serbia
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
Reagon ish-zv/ministri i LVV-së: Hykmete Bajrami e ka denoncuar publikisht projektin e digjitalizimit mbi 5 milionë euro
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Dy persona dënohen me shtatë vjet burgim dhe 1500 euro gjobë për vjedhje në Teqenë e Madhe në Gjakovë
Zogaj flet për vijat e kuqe të LDK-së pas zgjedhjeve: Pa Lumirin kryeministër nuk do të jemi në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit