LAJMI I FUNDIT:

Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?

Droga në lëkurë gjedhi, pse SPAK lejoi kalimin e dy ngarkesave me kokainë?

Hetimet për laboratorin e drogës që u zbulua në Qerekë të Krujës, kishin rreth një vit më parë që kishin nisur nga autoritetet spanjolle, pasi kanë bllokuar një sasi lënde narkotike në vendin e tyre.

Pas sekuestrimit të sasisë, agjencitë e huaja ligjzbatuese sinjalizuan SPAK, pas dyshimeve se në trafikun e drogës ishin të përfshirë edhe shtetas shqiptarë.

Burime nga grupi hetimor, konfirmojnë se SPAK ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit dhe i kanë lënë të lirë të veprojnë në 2 ngarkesat e fundit, e konkretisht në shtator dhe në nëntor, për të sjellë 48 ton lëkurë gjedhi, brenda të cilave kishte edhe kokainë.


Në koordinim edhe me partnerët e huaj, qëllimi ka qenë të gjurmohen deri në fund lëvizjet e grupit, si dhe të zbuloheshin të gjithë anëtarët e rrjetit.

Po të njëjtat burime konfirmojnë se të gjithë personat e arrestuar kanë qenë nën vëzhgim nga agjentët dhe janë lejuar nga prokuroria që të bëhej edhe ndarja e një pjesë të lëndës narkotike, nga shtetasit e huaj të cilët kishin ardhur në Shqipëri. Ata kishin marrë edhe një vilë me qira në zonën e njohur si Kodra e Diellit, në kryeqytet, në mënyrë që të mos diktoheshin nga autoritetet shqiptare.

Përpos Amerikës Latine, mësohet se një sasi kokaine dyshohet se ka ardhur edhe nga Brazili. Kokaina vinte në vendin tonë e fshehur në lëkurën e gjedhit, duke u kamufluar nga trafikantët që t’i shpëtonin kontrolleve me qenin antidrogë për shkak të erës së rëndë të lëkurës së bagëtive.

Gjatë aksionit, u arrestuan 10 persona, me tyre edhe 3 të huaj. Një prej shqiptarëve të arrestuar ishte 37-vjeçari Aldi Zonja. Ai kishte shkuar me vizë turistike në Amerikanë Latine, dhe gjatë qëndrimit të tij atje, dyshohet se krijoi edhe lidhjet me anëtarët e grupit kriminal.

Në laboratorin e përpunimit të kokainës në Qerekë, autoritetet gjetën 850 lëkurë të kriposur bagëtish, 48 ton, ku sipas SPAK fshihej edhe lënda narkotike.

Pikërisht në këtë moment futeshin në lojë edhe të huajt nga Venezuela dhe kolumbianët, ekspertë që garantonin se do të nxirrnin me sukses kokainën nga materialet organike. Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 6.1 kg kokainë, 89 kg përzierës të ngurtë, 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës dhe mbi 51 mijë euro./A2cnn/

Në trend Lajme

Më shumë
I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

I reagoi për subvencionet, Peci e fyen rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

Lajme
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, kërkohet pronari

Lajme
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 nëntori i UÇK-së?

Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 nëntori i UÇK-së?

Lajme
Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor

Përkujtohen viktimat e aksidenteve rrugore, 85 persona humbën jetën gjatë periudhës janar-tetor

Lajme
Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Lajme
Kalo në kategori