LAJMI I FUNDIT:

“Mos vazhdo më nga ana e familjes, nuk ta kemi borxh” – Vëllai i Xhenetës përballet me Xuxin

“Mos vazhdo më nga ana e familjes, nuk ta kemi borxh” – Vëllai i Xhenetës përballet me Xuxin

Në episodin e fundit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, publiku dhe banorët ishin dëshmitarë të një momenti të ndjeshëm dhe tensionues, kur u shfaq një video e Xuxit, i cili komentonte për historinë personale të Xhenetës.

Ky moment preku thellë Xhenetën, e cila ka rrëfyer më parë se nëna e saj e kishte lënë kur ishte ende foshnjë. Ky ndërlidhje me të kaluarën ka qenë një ngjarje që Xheneta nuk e ka falur, dhe ka shkaktuar shumë reagime midis banorëve dhe publikut.

Pas diskutimeve të shumta, Vëllai i Madh urdhëroi që banorët të ngrihen, moment kur vëllai i Xhenetës hyn brenda dhe e ndërpret lojën “ngriva”.


Foto: Screenshot/YouTube

Xheneta, e prekur nga emocionet, nxitoi t’i shkojë dhe ta përqafojë, ndërsa Alaudini e tërhoqi vëmendjen duke i kërkuar të ulet.

Pas një heshtjeje të shkurtë, Xheneta u ul, ndërkohë që vëllai i saj mori fjalën për të folur drejtpërdrejt me Xuxin.

Ai filloi duke i siguruar Xhenetës se ishte mirë, dhe pastaj iu drejtua Xuxit me një mesazh të fortë: “Për punën e marres që ke bërë, sikur e ka bërë nëna e Xhenetës dhe e imja, po ashtu e ke bërë dhe ti me vajzën tënde pas 29 vjetësh e ke gjetur. Je këtu për të luajtur me Xhenetën dhe banorët, jo me familjet e tyre. A ka punuar babai i Xhenetës për 50 vjet, apo jo, sikur ti që je në Prishtinë edhe ne jemi në Prishtinë, ka pasur kush punon për të dhe kush punon edhe sot për të. T’u kisha lutur për shkak të moshës, mos vazhdo nga ana e familjes, jo me familje”.

Më pas edhe Xuxi e përshëndet vëllain e Xhenetës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

“E kam takuar vetëm dy herë”, Livia flet me babain e saj pas 22 vjetësh gjatë spektaklit të BBVA

Magazina
Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Klajdi Musabelliu eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori