LAJMI I FUNDIT:

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Në zemër të Pejës, një kompani ka rrënjosur traditën e prodhimit të mjaltit duke e kthyer atë në një simbol të cilësisë dhe përkushtimit familjar që nga viti 1952.

Kompania GRUDA, një histori suksesi e trashëguar brez pas brezi, mbetet dëshmi se dashuria për natyrën dhe puna e ndershme mund të ndërtojnë diçka unike dhe të qëndrueshme.

Fillimet e thjeshta, rrugëtimi i madh

Gjithçka nisi si një biznes familjar modest, me më shumë se 150 familje bletësh që punonin në harmoni me natyrën për të prodhuar mjaltin më të pastër. Në atë kohë, mjalti i tyre shpërndahej fillimisht mes familjarëve dhe miqve, për t’u bërë më pas një produkt i dashur në tregun lokal.

Ambicia për të çuar këtë trashëgimi në një nivel tjetër u kurorëzua në vitin 1990, kur u themelua zyrtarisht kompania GRUDA. Me një dyqan modest prej vetëm 30 m², kompania nisi rrugëtimin e saj drejt një të ardhmeje të ndritur.

Sot, kjo ëndërr ka marrë formë në hapësira moderne prej 1000 m², ku teknologjia më e avancuar siguron që çdo pikë mjalti të ruajë vlerat dhe cilësinë origjinale, duke ndjekur filozofinë “nga kosherret në tryezë”.

Familja GRUDA ka ndërtuar një biznes mbi themelet e vlerave dhe ndershmërisë. “Për ne, vlerat janë mbi gjithçka tjetër. Ne zgjedhim përbërësit më të mirë për produktet tona, jo ata më ekonomiket. Puna jonë është për të mirën e biznesit dhe planetit. Fokusi ynë është te gjeneratat që do të vijnë, jo vetëm te raportet e fitimeve vjetore,” theksojnë anëtarët e familjes.

Kjo filozofi jo vetëm që ruan traditën e paraardhësve, por gjithashtu frymëzon brezat e ardhshëm të ndjekin të njëjtat parime të punës së ndershme dhe përkushtimit ndaj cilësisë.


GRUDA është më shumë sesa një kompani, është një lidhje mes natyrës dhe njerëzve. Çdo kavanoz mjaltë bart historinë e një tradite që nuk është vetëm e shijshme, por edhe një model për bizneset që duan të krijojnë një impakt pozitiv, duke mbajtur gjallë kulturën dhe pasurinë e tokës sonë.

Kjo është GRUDA – më shumë se mjaltë, një histori përkushtimi dhe pasioni që përhap shijen e së mirës ndër breza!

Për detaje më të hollësishme, kontaktoni në:

Nr.tel: 044 139 330

E-mail: gruda_company@hotmail.com

Facebook: GRUDA 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Gazprom ndalon furnizimin me gaz për Austrinë, kancelari austriak: Putini nuk mund të na shantazojë

Botë
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Mega Zbritja po vjen në Aztech!

Ekonomi
Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?

Sa investojnë zviceranët në kriptovaluta?

Botë
Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike

Teknologjia inovative e dritareve të Deceuninck - Sistemi i profilit të dritareve plastike "Elegant": Platforma e zgjeruar plotësisht

Ekonomi
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Qëllimi kryesor, ndërtimi i një sistemi e sektori financiar të shëndoshë dhe të qëndrueshëm

Ekonomi
Kalo në kategori